Lumi i ëndrrave të mia

Kultura

Lumi i ëndrrave të mia

Nga: Jan Kosova Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

E shikoja ishullin që kishte formë zemre,
i bënte ballë valëve të lumit të trazuar,
lumi qetësohej, ishullin sikur ledhatonte,
e mua më bëhej se ishin të dashuruar.

Afër lumit u rrita, u mësova të notoja,
e ishulli mbeti si në kohën e fëmijërisë,
nga aty, kurrë mos të largohem ëndërroja,
për çdo ditë të zhytesha në lumin e lumturisë.

Kam mbetur sot si ishulli në mesin e atij lumi,
me heshtje e me këngë i bëj luftë vetmisë,
dhe nuk largohem, këtu le të më vije fundi,
në lumin e ëndrrave të mia, lumin e dashurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat