Shkrimtarja e novelave horror vdes si personazhet e saj

Kultura

Shkrimtarja e novelave horror vdes si personazhet e saj

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 13:12
Nadia Sahlenbeck

Shkrimtarja e njohur gjermane e novelave horror, Nadia Sahlenbeck, vdiq gjatë një sulmi të tmerrshëm në muajin mars, njësoj si shumë nga personazhet e saj, sipas të dhënave që dolën dje gjatë seancës gjyqësore lidhur me këtë çështje.

Shkrimtarja 41-vjeçare u  sulmua me thikë në banesën e saj, në qytetin gjerman të Gevelsbergut.

Një 55-vjeçar, i identifikuar nga mediat gjermane si Hardy J,  sipas ligjit të mbrojtjes së të drejtës së privatësisë në Gjermani, është akuzuar për vrasjen e saj.

Sipas prokurorëve mendohet se personi që është njohur me Sahlenbeck  në internet, më vonë mund të ketë rënë në dashuri me të.

Megjithatë, ajo donte të kishte vetëm miqësi me të akuzuarin, gjë që nxiti një grindje mes tyre gjatë një vizite të papritur të tij në shtëpinë e saj.

Policia raportoi se i akuzuari ka pranuar se ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka goditur Sahlenbeck gjatë zënkës.

Por më vonë,  ai e ka tërhequr dëshminë.

I akuzuari ka kryer një dënim me burg për vrasjen e një gruaje tjetër në vitin 2009,  e cila gjithashtu ka refuzuar të ketë një marrëdhënie serioze me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat