Ëndrra është dritë shpirti

Kultura

Ëndrra është dritë shpirti

Nga: Yll H.Ymeri Më: 11 shtator 2017 Në ora: 19:49
Yll H.Ymeri

E gjitha filloi me një ëndërr,një ëndërr që më bëri të ndryshoj çdo mendim për njerëzit dhe jetën. Ishte taman si një uragan që sa herë e kujtoja ma zinte frymën.Pashë vetën në një vend të braktisur,ishte sikur një shkretëtirë që kishte ca shtëpiza të rrëzuara dhe në tokë shiheja rroba të shkyera e të mbuluar me gjak në të gjitha anët.

Ç’farë tmerri i vërtetë,ecja edhe pak dëgjoja britma të fëmijeve që ishin të uritur e të etur e që si kishin asnjë nga familjarët e tyre pranë...
Pastaj erdhë një vajzë bionde me fustan të bardhë dhe më tha:-“Shiko për rreth teje,shiko mirë dhe vendose  vehten në vend të tyre e uritur,e etur,e pa larë,pa veshmbathje dhe pa mbrojtje familjare.Mendo një herë vuajtje e tyre që i kanë humbur prindërit e tyre nga sëmundjet e ndryshme.Ti mund të ndryshosh këtë gjëndje!...”

M’i tha këto fjalë dhe u zhduk papritmas, madje nuk ja pashë as fytyren e as emnin.Papritmas u zgjova nga gjumi e ndjersitur dhe nuk mund të merrja frymë,thjesht nuk e dija ku isha.Vrapova shpejt tek dritarja të shikoja ishte ditë e bukur me diell,më duhej të përgaditesha për shkollë si gjithnjë rutinë e zakonshme.Isha në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk kisha vendos ende se ku do të regjistrohesha për fakultet.E kisha shkollën afer spitalit dhe shihja tmerrin e botës që bëhej aty,vinin njerëz me sëmundje të ndryshme por vetem ata që kishin lekun dhe ata që kishin të njofshëm mundeshin të hynë pa rend për kontollë.Të varfërit pritnin deri në mbrëmje në rend për një kontrollë të thjeshtë.Ja mjekët tanë që bëhen kishe të dashur me pacient por në realitet bëjnë diskriminime të shumta.Ecja rruges i hutuar,më kishte mbetur në mëndje ajo ëndërra e frikshme që pashë,sidomos ato pamje të dhëmbshme e ato fjalë të vajzës anonim.Kaloi kohë e gjatë dhe unë më nuk isha vetvetja,isha një përson krejtësisht tjetër,nuk komunikoja me askënd thjeshtë mësoja ditë e natë që të ndryshoja sadopak  këtë jetë barbare.

Kaloi kohë e gjatë prej asaj ëndërre dhe unë nuk isha kthjellur mirë.Diplomova në shkollë të mesme dhe tani isha konfuze se ç’farë drejtimi të merrja që të mos pendohesha në fund!.

Atë natë qendrova zgjuar deri në mëngjes dhe vendosa që t’a marrë mjeksinë si profesion timin.Sikur të më pyetni pse?!Vjen përgjigjeja:sepse unë jam i gatshëm që t'i ndihmoj njerëzve në këtë mënyrë,unë jam njeri human me një zemër të fortë dhe jam i gatshme që tërë fuqinë time,tërë mundim tim t’a shpenzojë tek ndihmesa e popullates së gjorë e së varfër duke mos bërë asnjë diskriminim apo përulje për njerëz me nevoja të veçanta  e njerëz të varfër.Këtu ku jam unë është e tërë sakrifica e prindërve të mi që më shumë mund e brenga më rriten e më edukuan e tani janë vjetruar e ju duhet pakëz lumturi e mburrje që fëmija i tyre është duke arritur një sukses të madhë në jetë dhe mundi e edukata jonë nuk kanë shkuar huq.Ne jemi të gjithë të barabartë dhe shëndeti është shtylla e parë tek secili njeri që nuk duhet anashkaluar asnjëherë,kështu që të gjithë duhet që të jemi sa më të kujdesshëm kur është fjala për shëndetin dhe ne si gjeneratë e ardhëshme e mjeksisë duhet të jemi sa më të  gatshëm për t’ju ndihmuar të gjithëve.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat