28 vjet të manifestimit kulturor e shkencor “Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë...

Kultura

28 vjet të manifestimit kulturor e shkencor “Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë...

Nga: Tefik Selimi Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:03
Dom Mikeli, mësuesi i shkollës së parë shqipe në Stubëll

Tash e  28 vjet me radhë, në Stubëll të Vitisë, mbahet Manifestimi Kulturor dhe Shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. Një manifestim shumëdimensional e përmbajtësor. Andaj, gjer tek ky  eveniment kulturor na kanë mbetur vetëm edhe pak ditë, e cila “ngjarje” do të mbahet nga Shoqata Kulturore, Shkencore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll, bashkë me Universitetin "Kadri Zeka" dhe Institutin për Trashëgimi shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup. Është ky manifestim që ka filluar të mbahet për herë të parë nga viti 1990 këtu në Stubëll të Vitisë.

Kësaj here, për dallim nga herave të tjera, Manifestimi në fjalë ka prurje të reja në trajtimin e temës në tribunën shkencore. Për herë të parë referojnë pesë emra të dalluar të jetës kulutore e shkencore, të cilët vijnë nga mese të ndryshme shqiptare, si: nga Gjilani, Tirana, Shkupi, Prishtina, Durrësi etj.

Sarë Gjergji, intelektual dhe krijues nga Stublla, na tha se, programi i këtij manifestimi kulturor do të jetë më 23 shtator (2017), i cili do të nis nga ora 8-të e mëngjezit dhe do të përfundojë aty kah ora  12 e 50-të minuta. “Për pjesëmarrësit e këtij manifestimi kulturor, nisja nga Prishtina me autobus është planifikuar të jetë nga Katedralës, ora 8-të, ndërsa, mesha ponftikale do të jetë me fillim në ora 9-të që do ta udhëheq Imzot Gjergji. Nga ora  9 e 55 mbahet fjala e organizatorit nga Dom Jeton Thaçi dhe  e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Në ora 10-të është paraparë të mbahet Tribuna Shkencore me temë: “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”, për të cilën temë do të referojnë autorët, si janë: Prof. Dr. Bajram Kosumi nga Univesiteti “Kadri Zeka” në Gjilan; Prof. Dr. Shaban Sinani QSA nga Tirana; Dr. Skënder Asani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve  nga Shkupi; Prof. Dr. Jahja Drançolli, Departamenti i Historisë nga Prishtina dhe Prof. Dr. Alisa Velaj nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi”.

Në ora 11-të është planifikuar të mbahet Ora e Madhe letrare me poetë nga të gjitha trevat shqiptare. Pas kësaj Ore Letrare bëhet ndarja e çmimit“Agim Ramadani” për poezi më të mirë të lexuara në këtë ngjarje kulturor. Në fund të këtij Manifestimi Kulturor e Shkencor është paraparë të shfaqet një program argëtues nga Dava Gjergji me ansamblin e këngëve  dhe valleve shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat