Angjelin Preljocaj sjell premierën botërore në Tiranë

Kultura

Angjelin Preljocaj sjell premierën botërore në Tiranë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 21:34
Angjelin Preljocaj

Valltari dhe koreografi francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj është një nga koreografët më të rëndësishëm bashkëkohorë, më të njohur e më të kërkuar në të gjithë botën. Klasiku dhe moderni Preljocaj ka një krijimtari të njohur për publikun shqiptar pasi ka bashkëpunuar me teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në vitet 2014 dhe 2015 me “La Stavaganza”, “Royaume Uni” dhe “Dasma”.

Angjelin Preljocaj dhe Ballet Preljocaj do të vijë më pranë nesh duke sjellë rikrijimin e “Un Trait d’Union”, që prej 1989-ës plotëson një punë mbi solon e tij përfundimtare në filmin e tij « Polina » i publikuar në 2016-ën. Kjo pjesë është  për gjashtë kërcimtarë dhe do të shfaqet  në muajin shtator në Pavillon Noir d’Aix në Provence. Koreografi ka zgjedhur që kjo premierë botërore të shfaqet në Tiranë për publikun shqiptar më 4 tetor 2017 në Pallatin e Kongreseve, në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit. Publiku i privilegjuar shqiptar do të jetë nga të parët që do të shijojë këtë balet modern nga trupa e Preljocajt.

Ja përshkrimi i tij mbi koreografinë e premierës: “Takimet duket se janë gjithmonë frut i fatit, bashkëpunëtore të rastësisë, këto çaste duket se çelin brenda nesh perspektiva sublime dhe enigmatike. E megjithatë secili prej nesh kërkon tjetrin, ashtu si në « gostinë » ku Platoni na flet për qeniet e tij të përsosura, të cilat një ditë u ndanë në dy nga Zotat dhe sot, secila gjysmë kërkon « gjysmën » e saj që i mungon, atë që do të jetë realisht bashkëudhëtare në jetë. Por vallë a nuk kërkojmë ne të gjejmë tek dikush, një pikë lidhëse, një tipar karakteri që do të shfarosë me një goditje të vetme vetminë tonë të thellë? Si për t’i provuar vetes se ne ekzistojmë vërtetë, sikur të ekzistonte veç ai që është në lidhje me dikë. « Un Trait d’Union » kërkon ta prekë me delikatesë këtë, këtë kërkim të palodhshëm mes dy qenieve kleptomane, të cilat bubrrojnë njëkohësisht në xhepat e të pandërgjegjshmes së tyre për të gjetur atë që do t’i lidhë, që do ta bëjë vetminë e tyre thuajse të padukshme, që do t’i bëjë të ekzistojnë në shikim e njëri-tjetrit. »

Angjelin Preljocaj, koreografi

I lindur në Francë me prindër shqiptarë, Angjelin Preljocaj nis studimet me baletin klasik përpara se të merrej me kërcimin bashkëkohor pranë Karin Waehner. Në 1980-ën, ai shkon në Nju Jork për të punuar me Zena Rommett dhe Merce Cunningham, më pas ai vazhdon studimet e tij në Francë pranë koreografes amerikane Viola Farber dhe francezit Quentin Rouillier. Në vijim ai i bashkohet Dominique Bagouet deri në çastin kur krijoi kompaninë e tij të parë në vitin 1985. Ai ka krijuar koreografitë e 50 pjesëve, nga solo deri tek format më të mëdha.

Angjelin Preljocaj i bashkohet rregullisht artistëve të tjerë ndër të cilët Enki Bilal (Roméo et Juliette, 1990), Goran Vejvoda (Paysage après la bataille, 1997), Air (Near Life Experience, 2003), Granular Synthesis (« N », 2004), Fabrice Hyber (Les 4 saisons…, 2005), Karlheinz Stockhausen (Eldorado – Sonntags Abschied, 2007), Jean Paul Gaultier (Blanche Neige, 2008), Constance Guisset (Le funambule, 2009, Les Nuits, 2013, La Fresque, 2016), Claude Lévêque (Siddharta, 2010), Laurent Garnier et Subodh Gupta (Suivront mille ans de calme, 2010), Azzedine Alaïa (Les Nuits, 2013, La Fresque 2016) dhe Natacha Atlas (Les Nuits, 2013)

Krijimet e tij janë bërë pjesë e repertorit të shumë kompanive, nga të cilat ai merr gjithashtu porosi, këtu mund të përmendet rasti i La Scala i Milanos, i New York City Ballet dhe i Baletit të Operas kombëtare të Parisit.

Ai ka realizuar filma me metrazh të shkurtër (Le postier, Idées noires en 1991) dhe shumë filma, sigurisht « Un Trait d’Union » dhe « Annonciation » (1992 dhe 2003) për të cilat ai ka marrë, ndër të tjera, Çmimin e madh të « Film d’Art » në 2003, Çmimin e parë « Vidéo-danse » në 1992 dhe atë në Festivalin e Videos në Pragë në 1993. Në 2009-ën, ai realizon filmin Borëbardha dhe në 2011-ën ai nënshkruan kontratën më kompaninë Air France për filmin publicitar « L’Envol » (Fluturimi), i cili rimerr koreografinë e Parc.

Ai ka bashkëpunuar gjithashtu në shumë realizime kinematografike duke vënë në skenë koreografitë e tij : Les Raboteurs me Cyril Collard sipas veprës së Gustave Caillebotte në 1988, Pavillon Noir me Pierre Coulibeuf në 2006 dhe Eldorado / Preljocaj me Olivier Assayas në 2007.

Filmi i parë me metrazh të gjatë i Angjelin Preljocajt,  i realizuar me Valérie Müller, Polina, të kërcesh jetën, i përshtatur nga libri me ilustrime i Bastien Vivès, u shfaq në nëntor të 2016-ës.

Shumë vepra janë konceptuar rreth punë së tij, sigurisht Angjelin Preljocaj (Actes sud, 2003), Pavillon Noir (Xavier Barral, 2006), Angelin Preljocaj, Topologie de l’invisible (Naïve, 2008),

Angelin Preljocaj, nga krijimi tek kujtesa e kërcimit (Belles Lettres, 2011), Angelin Preljocaj (La Martinière, 2015) i shfaqur me rastin e 30 vjetorit të kompanisë.

Gjatë karrierës së tij ai është vlerësuar shumë herë ndër çmime të tjera citohen « Grand Prix National de la danse » i dhënë nga Ministria e Kulturës në vitin 1992, « Benois de la danse » për Le Parc në 1995, « Bessie Award » për Annonciation në 1997, « Les Victoires de la musique » për Romeo dhe Zhulietën në 1997, « Globe de Cristal » për Blanche Neige në 2009. Ai është « Officier des Arts et des Lettres », « Chevalier de la Légion d’honneur » dhe është nominuar « Officier de l’ordre du Mérite » në maj 2006. Ai ka marrë çmimin « Prix Samuel H. Scripps » nga « American Dance Festival » për tërësinë e veprës së tij në 2014. Sot, Baleti Preljocaj i përbërë nga 24 kërcimtarë të përhershëm, është instaluar që prej vitit 2006 në Pavillon Noir në Aix-en-Provence, një vend i kushtuar plotësisht kërcimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat