Jeruzalem– Zbulohet një qendër prehistorike gjysmë milionë vjeçare - Bota Sot
Jeruzalem– Zbulohet një qendër prehistorike gjysmë milionë vjeçare

Kultura

E hënë, 23 prill 2018

Jeruzalem– Zbulohet një qendër prehistorike gjysmë milionë vjeçare

Nga: ATSH Më: 8 janar 2018 Në ora: 08:00
Jeruzalem

Një qendër e rëndësishme prehistorike që daton prej një gjysmë milionë vitesh u zbulua pranë një autostrade në pjesën qendrore të Izraelit, njoftoi sot Autoriteti izraelit i Antikiteteve.

“Një qendër e rrallë dhe e rëndësishme që daton prej një gjysmë milioni vitesh u zbulua gjatë kërkimeve arkeologjike të drejtuara nga Autoriteti izraelit i Antikiteteve”, konfirmoi ky i fundit në një komunikatë.

“Punimet e kryera në bashkëpunim me Universitetin e Tel-Aivit pranë Jaljulias, në rajonin e Sharon, kanë zbuluar një industri të pasur guri duke përfshirë veçanërisht qindra gurë stralli”, sipas kësaj komunikate.

Qendra ndodhet mes qytetit të vogël arab të Jaljulias dhe autostradës 6, një autostradë që përshkon vendin nga veriu në jug.

“Sasia e madhe e mjeteve të zbuluara në këto punime na japin informacione të rëndësishme mbi mënyrën e jetës së njerëzve prehistorikë në epokën e Paleolitit të Poshtëm”, ijon komunikata.

“Në Izrael ekzistojnë vetëm dy qendra të kësaj epoke”, sipas Autoritetit të Antikiteteve.

“Objektet që kemi zbuluar janë të jashtëzakonshme si për nga cilësia e ruajtjes së tyre ashtu dhe për atë që na ofrojnë për të mësuar më shumë për këtë kulturë të lashtë” thekson Maayan Shemer, drejtoreshë e punimeve në këtë qendër.

“E kaluara jonë e përbashkët është varrosur nën tokë dhe ne kemi një mundësi unike për të udhëtuar permes një gjysmë milionë vitesh për të njohur më mirë se si kanë jetuara të parët tanë”, thekson Ran Barkai, i cili drejton deparatamentin e arkeologjisë në Universitetin e Tel-Avivit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test