Flet poetja dhe shkrimtarja nga Kosova Vjollca Kuqi

Kultura

Flet poetja dhe shkrimtarja nga Kosova Vjollca Kuqi

Nga: Albert Z. Zholi Më: 8 janar 2018 Në ora: 08:53
Vjollca Kuqi

Vjollca është një poete dhe shkrimtare ambicioze. Pas botimit të disa vëllimeve poetike, ajo tashmë hyn  për të dëshmuar aftësitë dhe në gjininë e vështirë të romanit. Tematika e romanit është ajo e luftës për çlirimin e Kosovës. Dëshira e saj është që me anë të këtij romani të inkurajoj leximin dhe informoj gjeneratat që nuk e kanë përjetuar luftën për rëndësinë e ndërtimit dhe zhvillimit të vendit. Sipas sa, gruaja në art, kulturë, kinema por edhe në letërsi zë shumë pak hapësirë, meqë komuniteti mashkullorë nuk ka pritshmëritë e duhura ndaj vlerave reale, ato shihen me lup dhe paragjykohen, prandaj shoqëria pritshmëritë ndaj tyre i ka sidomos në look dhe aparencë më tepër se në vlera krijuese letrare.

Nga poezia në roman, si erdhi dëshira juaj për të kaluar në gjininë e vështirë të romanit? Kush ishte nxitës?

Libri është prozë dhe në vete promovon gjithashtu aktivizmin për zhvillim personal dhe komunitar. Me dëshirën që të inkurajoj leximin dhe informoj gjeneratat që nuk e kanë përjetuar luftën për rëndësinë e ndërtimit dhe zhvillimit të vendit. Krizat e publikimeve dhe leximit të librit rrjedhin nga shumë arsye duke filluar nga tranzicioni i shoqërisë dhe brishtësia institucionale, duke pasuar në mungesë të fondeve për mbështetje dhe faktorizim të letërsisë, artit dhe kulturës. Platforma online ‘KOSOVA ideas’ i ndihmon artistët, aktivistët social dhe ambjentalistët për t’i realizuar projektet e tyre në Kosovë. “KOSOVA ideal” është platforma e parë e ‘crowdfunding’ e cila është 100% e përkushtuar në projekte të të gjitha fushave të artit dhe kulturës, angazhimit qytetar dhe qëndrueshmërisë, e realizuar në Kosovë dhe për Kosovën. Pra ishin pikërisht këta njerëz që i besuan idesë sime dhe e mbështeten meqë fondet e bashkisë dhe ministrive janë për të ardhur keq.

Titulli romanit ku e ka të veçantën, është më shumë intrigues apo thjesht një zgjidhje apo zgjedhje normale?

Romani im “mes dy kohërave” është një zhanër jo e specifikuar, parë nga forma. Një qasje me rëndësishme është pikëvështrimi im pasi të gjithë mund të  shkruajnë temat e luftës, por asnjeri nuk e ka pikëvështirmin tim, sytë e mijë, përjetimet e mija, shpirtin dhe mendjen për ta parë atë ngjarje, dmth këtu është se si e shef, sa është i veçantë pikë vështrimi. Ditari është i mirë ka momente lirike, që e zbusin tmerrin dhe stereotipat e rrëfimit sidomos kur flet për përditshmërinë e luftës dhe rrethanave të mija në ato kohëra që përkundër tmerrit, njeriu gjene terapinë mendore të shprazet dhe ta pëlqej jetën për ta shpresuar. Pjesa e parë e romanit është ditar, kurse e dyta reportazh në shumicën e rasteve, dy zhanre integrohen, kanë një titull të përgjithshëm me ngjarje e data, me natyra e strukturës non -fixion - pa trillime. Por “Mes dy kohërave”- ka edhe kohën si koncept të vazhdueshëm në univers dhe e përsërit në lëvizje vazhdimisht bashkë me eksperiencat e mija individuale.

Image

Ku ishte pjesa më e vështirë në realizimin e romanit dhe më kë u konsultove?

Gjetja e fondeve ishte sfidë në vete bashkë me daljen në treg dhe pjesën e marketingut që po më pret tashmë…

Ku qëndron sipas jush ndryshimi mes romanit dhe poezisë?

Gjatësia, forma, funksioni dallojnë pasi novela apo romani aranzhohet ne kapituj dhe shërben për qëllime të tjera kurse poezia e përçon mesazhin më me lirik në shfrytëzim të fjalëve teknike, edhe pse unë nuk jam fanse e shkrimeve konvencionale pra të strukturuar si çdo libër tjetër dhe i jap përparësi tekave të autoreve pasi aty qëndron edhe autenticiteti i secilit krijues. Poezia zhvillohet nen kontrollin e metaforës dhe impresionet e veçanta duhet të limitohen në fjali pasi duhet për shume gjëra të shkruash pak gjëra që kërkon mjeshtri dhe fuqi poetike. Prandaj, për mua poezia është më e vështirë per tu bërë, kurse proza do disiplinë, punë e përkushtim të pandalshëm.

Sa ndikim kanë femrat aktualisht në letërsinë shqiptare?

Gruaja në art, kulturë, kinema por edhe në letërsi zë shumë pak hapësirë, meqë komuniteti mashkullorë nuk ka pritshmëritë e duhura ndaj vlerave reale, ato shihen me lup dhe paragjykohen, prandaj shoqëria pritshmëritë ndaj tyre i ka sidomos në look dhe aparencë më tepër se në vlera krijuese letrare.

Femrat shqiptare a e kanë zënë pozicionin e duhur në jetë?

Nëse i referohemi analfabetizmit që ishte plagë për gruan në Kosovë deri në vitet e 1960 ku edhe u morën iniciativa për luftimin e kësaj dukurie sikur e kuptonim që, në planin global  gruaja kaloi nëpër stade më të vështira të zhvillimit t’emancipimit për shkaqe të antropologjisë sociale të kombit tonë. Imagjino veç një shekull më parë, ne administroheshim me Kanunin e Dukagjinit i cili gruan e shihe të izoluar nga ambitusi rrethanor- social “përtej pragut të shtëpisë”. Në ditët e sodit të ndërtosh ura në mes prindërve komunitetit dhe shkollës është akoma hendikep pasi sot vajzat braktisin shkollimin për shkaqe të mos gjetjes së perspektivës së punës, dhe për rrjedhojë pasojnë martesat e hershme që mund të përfundojnë edhe në mos zgjedhje por në zgjidhje të problemit të ekzistencës. Tashmë imagjino kultivimin e kësaj plejade vajzash dhe nënash të reja në perspektivë? Nëse i referohemi agjendave të zhvillimit të strategjisë së letërsisë deri në vitet 2030 e që do të duhej të jetë si çelës për çdo vajzë dhe grua në Europ…a thua sa larg jemi nga kjo strategji?

Çfarë është dashuria për ju dhe sa vend zë në krijimtarinë tuaj kjo temë?

Dashuria në krijimtarinë time është pika referuese, pa të nuk i them as diellit mirëmëngjesi, dhe leva e Arkimedit tek dashuria ka gjete ekuilibrin për ta tundur botën.

Në miqësinë tuaj a zënë vend lesbiket dhe homoseksualët?

Kur po bëja një “Intership” në Amsterdam përjetova shok kulturore në një paradë të komunitetit LGBT, dhe vetëm me kalimin e kohës u mësova me idenë që në rrugë mund të has njerëz të sekseve të njëjta duke kaluar përdore më njëri-tjetrin dhe ajo mënyrë më bëri të mendojë për komunitetin LGBT në Ballkan se sa i mbyllur dhe në getto mund të jetë? Vetëm ky fakt më bën të mendojë se atyre ju shkelen të drejtat nga komuniteti dhe shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat