Zbret heshtja - Bota Sot
Zbret heshtja

Kultura

E shtunë, 20 janar 2018

Zbret heshtja

Nga: Neki Lulaj Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:58
Neki Lulaj

Nga Çabrati zbret heshtja e pllakosur

Rrugës së shkronjave poezia le rrezatimin ndriçues

Tortuaret e mendjes së praruara me vargje Haxhosajt

Në mendjet e ndritura kitarja shpërthen tinguj kumbues

 

Halil, metafora jote ngriti ura e theu heshtje

Nëpër mësonjtore kurrë s´do digjet shkrumbi

Mbi dhogëzat e teatrit vezullojnë dritat me rreze

Në supet e mendjes ngrihet personazhi si lumi.

 

Çfarë kishte për të ndodhur po mos të ishit Ju, or mik?

Me çfarë do ta kisha ushqyer shpirtin e ftohtë të erës?

Me çfarë do të pasuronin ne fjalorin e nënës së  mirë?

Ju unaze poetike që shndrrit mbi oazën e madh të zemrës

 

Si ta ngrej urën për ta kaluar heshtjen e gjatë?

E në kurrizin e shpirtit tq plasaritur kallkan

Buzëqeshjen e trishtë të mungesës mos ma thaj

Miku im i fjalës dhe i vargut  Naimian…..

 

Ti linde ditëve me plot bubullimë

Ehhhh..koha t’i forcoi rrenjët e ashtin e burrit

S´të ndali as dimri as i egri mot me stuhinë

Lëndinave  mbolle mjaltin e ëmbël të lules së gurit.

t…..

TE KAM PARË

Me sytë e territ të kam parë çamja ime e bukur

Të kam futur thellë në zemrën e mëndafshtë

Syri im vegimtarë mes rrudhave të trurit

Nën rrasat e myshkut të ka ngujuar gjatë

 

Dritë verbuese më lëshon fytyra jote e bardhë

Në turbullimë me dridhet zemra si dreri nga frika

Më bëhet se jam në vapën e verës në Saharë

Dua të ruhem nga ditët e ftohta dhe me  ngrica

 

Shpirtat dehen  prej diellit të prillit pranveror

Prush e zjarr zemra na ngroh, moj çamja ime

Të mrekullushme dalin vargjet mbi lule petalojnë

Kur brigjet e shpirtërave bashkohen në brigje

 

Mes puthjeve të buzëve rrejdhë shkrumbi i vargjut

Amnezi e llahtarshme që zemrën s`mund ta bëj qivur

Në folën e dashurisë mes shtigjeve te kujtesës të oxhakut

Si vegim, si  trumcaku i mullirit mbi kullë...e gurë…..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test