Ismail Kadare nderohet me një tjetër çmim ndërkombëtar

Kultura

Ismail Kadare nderohet me një tjetër çmim ndërkombëtar

Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:42
Ismail Kadare

Ismail Kadare ka marrë një çmimin ndërkombëtar “Nonino 2018” në Udine të Italisë.

Motivacioni i këtij çmimi për Kadaren është “Shkrimtar i dashuruar dhe kritik me popullin e tij”.

Sipas mediave italiane çmimi “Nonino 2018” është dhënë nga një juri e autorizuar nga “Nobel” dhe ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine, më 27 janar.

Përveç shkrimtarit shqiptar, një tjetër çmim është rezervuar për filozofin Italian Giorgio Agamben, i cili ka marrë titullin “mjeshtri i kohës sonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat