Këtë tregim ia kushtoj humoristëve anonim, që na bëjnë të qeshim çdo ditë

Kultura

Këtë tregim ia kushtoj humoristëve anonim, që na bëjnë të qeshim çdo ditë

Nga: Fatmir Lohja Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:59
Fatmir Lohja

Në fillim të gushtit,po qendroja nën hijën e çadres.Vapa qe në ekstrem.Nuk gjeja rehati as në detë, e as në breg.Nuk doja të shkoja në hotel, sepse gjendej një kallaballëk ndërkombëtar.Gruaja me fëmijët u takuan me një familje italiane, meqë janë rrezitur sëbashku një vit më përpara,në të njëjtin plazhë. Papritmas më del Coli përballë.M’u bë qejfi kur e pashë. Njihet nga i gjithë qyteti , për humorin e tij të hollë. Ngacmoje për temën,se e tjerr vetë edhe hollë, edhe trashë, por varet në çfarë gjëndje është.

A ke ndonjë  gazetë,  t’u hell një sy! – m’u drejtua,kur zuri vend përbri,në shezlloong.

Mendova se u  ule për të bashkëbiseduar. Kemi kohë pa u parë.Ti njihesh  si gojëmbël edhe në qytet, edhe në katund,- e ngacmoj.

Në qytet, jam dakort me ty.Në katund nuk shkoj më.

E pse?

Para pak ditësh,qenë duke më ther si kihin.Ju thashë diçka,nga ato të mijat.Kur u përqendruan ,u ngritën në këmbë me burra, e djelmosha, më nxorrën thikat në turi.

Duket se i ke ngacmuar aty ku nuk mbajnë.Si e bërë këtë gabim?

I pimë disa gota raki.Ata me krenari, më thonin se e njohin qytetin, më mirë se unë.M’i mori Perëndia mënd dhe harrova se isha në katund.

U mërzite, se të paskan thënë  se e njohin qytetin më shumë se ti?

Për  pyetjen tënde nuk më shkoi ndërmend .Mendova,meqë qytetin  e njohin mirë,janë emancipuar si qytetarët ,që i pranojnë rromuzet e mia, siç më rrëshqasin çdo ditë.

Kaq e rëndë qe?

Për kry të fëmijëve,ka qenë shumë me lehtë ,se sa ato,që kanë vënë në skenë mjeshtrat e mëdhej të humorit Tano Banushi dhe Paulin Preka.

Si shpëtove nga gazepi?

Për fatin tim,rastësisht, erdhi një katundar,me mend e fizik të mirë,që më nxorri nga kasaphanija,me pak hematoma në trup.Për çfarë të bisedojmë,në këtë vapë të tmerrshme?

Truri më është mpirë,pa e vënë një gram alkool në buzë?-  më tregoi  çudinë, pas një pauze të shkurtër.

Si në pushimet verore, edhe ato  dimërore,të nxehtin,apo  të ftohtin, e  kemi hequr me thënjët  tuaja, - e zgjata bisedën,se u gëzova,që nuk kishte pirë alkool ,që në mëngjez.

Ju bë qejfi.U përqendrua. Ferkoi me dorë,kokën e qethur me makinë. Po shfletonte sirtarët mendor,për të më rrefyer diçka gazmore.Nga vapa dhe shendoshja fizike,djersët i shkonin çurk.

-Po të tregoj një të fundit,e fresket si peshku, i sapo  dalë nga deti.Ka thënë shkodrani……..,- ndali. Diçka e pengonte të vazhdonte .- Të pëlqen,apo nuk të pëlqen,mos u nxeh me mua.Po ta tregoj shqeto,si ka dalë nga gurra popullore.Për kry të fëmijëve, as e kam shtuar, e as nuk i kam hequr  një presjë:”Me lanë duhanin edhe Shqipninë, nuk është vonë kurrë”.

Me kapi,krejt të pa përgatitur.Kam qeshur më të madhe,sa ju tërhoqa vëmendjen, plazhistëve rreth e rrotull.Edhe qeshja,edhe më therte në gjoks.Në një fjali, humoristi ka përqendruar gjëndjen  psikologjike,sociale,ekonomike, aktuale,të kombit tonë.

- Këtë e ke nxjerrë vetë,- e quka pak.

- Autori popullor gjithnjë ka qënë, e mbetet anonim,sipas  teorisë së  letërsisë,- m’u përgjigj kinse me seriozitet.

Sytë jeshill i xixëllonin nga ardhja në formë.Qimet e faqeve ,me të njejtën gjatësi minimale me ato të flokëve,ia pushëzonin portretin sferik,në ngjyrë të argjentë. Me vështirësi e mblolla veten.

- Vazhdojmë me tjetrën! Boll u zgërdhive ,si një fëmijë, gjith ky burrë!-

 - Si urdhëron! Gati jam, o flori! - ju përgjigja mënjëherë,i bindur  se nuk dihet se kur do ta zë më , me këtë humor.

- Vrau njëri gruan,me duart e veta.” Të plaçin sytë e ballit,si e vravë pas tridhjetë viteve martesë?”- i turret prokurori i nervozuar.-“ Nga mukajeti,ja sot,ja nesër,prandaj kërkoj drejtësi!Kam duruar gjithë atë kohë,pa ju ankuar askujt,- i përgjigjet, i mjeri burrë.”

- Kjo nuk është e jotja,- i përgjigjëm, se m’u duk humor trishtues.

- Kush të tha,se unë ?Eshtë një nga  lajmet e kronikave të zeza, në media,- m’u kthye, me siguri dhe pafajsi.

Një lypës, me kostum banjo, rreth tridhjetë vjeç, u fut nën  çadër, pa i bërë syri terr.Nuk e pëlqeva veprimin e tij.Nuk kam parë nevojtar,që kërkon të marrë diçka me pahir.

Ma fal diçka zotëri, - dhe i drejton dorën lypsare, Colit.

Pse po më drejtohesh mua, dhe jo këtij zotërisë, që kam në krah

Ju po më dukeni më i  kamur.

Ku po e sheh kamllëkun tek unë,mor …..,- ja mbajti goja,një të sharë vendçe, ndoshta nga eksperienca e para disa ditëve, në katund.

Kostumi i banjos tuaj është më i ri , se  zotërisë,- u përgjigj lypsari, me siguri  olimpike.

A të vjen turp që lyp?Tërë ky djalë,me të marrë mendtë,për të dhënë  vajzën për nuse,e zgjat dorën,si me e pasë tabake.A e sheh se çfarë rinie po rritet?- kërkon të më terheqë , në bisedë.

Kam tre ditë pa ngrënë bukë.Lëri këshillat,me të thënë mendja se  je dikushi ! -  e urdhëron lupësi, paturpësisht.

Shko te  hotelet,se atje flejnë paratë,e mos lyp këtu te plazhi publik!

Atë e di unë se ku shkoj.

Meqë je i ditur,po të rekomandoj të hash me zor,se të bën mirë!

Nuk jam i sëmurë.Nuk kam para, të blej bukë,- çuditërish, me tonalitetin tim, fillon e qesh edhe lypsari.

Këtë zgerdhirje e njoh mirë.A njihemi ne të dy?- e pyet Coli –lypsarin.

Jam djali i Hasanit.

Ai gazetari?

Po.Dora vetë.

Prap ma holle!?

Nuk e kam fajin unë, që ju nuk më mbani mend.

Si të më shkoj ndërmend!?Djali i mikut tim të mirë, Hasan,të cilin, i jati  me veshtirësi ekonomike  e bëri gazetar, vjen e me lyp në pizhë të diellit,pa ju skuqur fytyra një çikë!?

Të kam kërkuar të bëjmë kontratë,për humorin tënd, dhe nuk ke pranuar as kontratën ,e as paratë. E lypa në mes zhegut dhe  e mora me gëzim atë që më hyn në punë.Nesër të gjithë lexuesit do të qeshin me këtë humor, që sapo prodhuat ju, do të thonte ekonomisti  që ke për bri.

E unë përsëri anonim?- e zgjati Coli.

Pa kontratë është mëse e sigurtë,kjo praktikë.Nuk jam lypsar i keq.Diçka të freskët,për të larë gojën në këtë gazep,do ju a dërgoj me kamarierin e këtij lokali këtu.Nuk kam kohë,se do të qëndroja me endje, të bashëbisedoja me ju.

Po mua  si më njeh?- e pyes me kërshëri

Ta shpjegon Coli,se njhemi shumë mirë.

Gjëja më e mirë,për mua, në këtë vapë, është nje birrë e bërë akull.

Nuk po ia prish Colit,- i përgjigjem,sepse  më shënja kërkoi edhe porosinë time.

E dua shumë.Eshtë i shkallët,sidikur, unë në rini,- vazhdoi lavderimet Coli,për djalin e mikut të tij.

Kaq shumë të paguan pronari,se nuk pranon lekët e gazetarit?- e gërgas.

Për pagë mujore,më jep sa gjysmën e vlerës që i paguan çdo muaj bashkisë,për tabelën, që është e varur mbi servis.Ajo pa burrë e fëmijë,pa e  e nxjerrë një fjalë të vetme tëre  vitin,   merr dyfishin e pagës sime ,që rri gjatë gjithë  vitit duke bërë gam-gam,për t’u mbushur mendjen gjindjes, për të fituar pronari im.

Një kamarier i ri,na solli nën çadër, birrat më të shtreja, dhe  afruar  akullit.

I keni nga gazetari.Më la një porosi.Nëse doni më,përsëri i keni të paguara nga ai.Vetëm ma bëni me shënje,se vi pa përtesë,- dhe u largua buzagaz.

Djali i kujt Hasan, është gazetari?- e pyeta Colin,pasi i shijuam gllënkat e para, të birrës.

Hasani. Taksisti i qytetit,- më përgjigjet duke fshirë buzët.

Për Hasanin, që e kam pasur shok klase në tetëvjeçare ,më thua?

Për atë rrezikzinë.

Nuk e kam parë këto kohët e fundit.

Ku ta shohësh?  Ka mbetur në shtëpi.I ka rënë emoragji celebrale dhe i ka paralizuar gjysmën e trupit.Kjo është arsyeja, që nuk i marr para të birit.

Paratë i paguan gazeta.

Ato para, që gazeta kërkon të më paguaj,i kam thënë të birit, t’i blejë babës çfarë i do zemra,se i ka të paguara ,me shpirt, nga unë.Mundësi të tjera nuk kam,  për ta ndihmuar shokun tim dhe tëndin.

Po e marrin edhe një birrë nga unë,me kushtin që të me tregosh se çfarë ju the në katund.

Për sot birrat,në këtë vend,i kam të paguara nga djali I Hasanit.Ti më qeras një ditë  dhe vend tjetër, kur të duash.Të jap fjalën,meqë të kam mik,kam për t’i pirë me qetësi dhe dashuri, - i fishkëlleu kamarierit, me dy gishtat e demokratëve në hava.- Nuk ju thashë ndonjë hata.Kur erdhëm në formë,një nga djemtë,rreth tavolinës bëri një propozim të sinqertë. Ta propozojmë Colin për qytetar nderi në komunë.

Çfarë ka për konflikt këtu?- nuk m’u durua.

Deri këtu çdo gjë është për bukuri.Mua më hëngri vetë,prandaj më rrëshqiti kjo thënje :”Pashë të madhin Zot,ju lutëm, vetëm katundar mos më bëni!”- nga e qeshura,më doli birra nga hundët.- Si ti ,qeshën edhe ata në fillim,por kur e qetësuan, një djalosh dha kushtrimin. Ky po tallet me ne ,në qënder të komunës,dhe më pas ngjarjet rrollën, siç të tregova në fillim.

Erdhën edhe birrat e dyta.Provova t’i jap paratë kamaierit,por nuk m’i mori në asnjë mënyrë.Nuk jam konsumator i birrës. A  pse  Coli më solli në formë,a pse ishte e mirë, a pse ishte akull në atë vapë, në ato çaste po më shijonte shumë!?

 -Peshkaqenët krokodil,kanë çuar fjalë,se nuk u  afrohen shqiptarëve, - i hap një temë rastësisht,për të parë fantazinë ,meqë erdhi në formë.

- E pse?- më pyeti,por e pashë mirë, që kërkonte  të fitonte kohë,sa të mblillte idetë e veta.

- Na kanë frikë, sepse e dinë që jemi më të uritur se ata, – dhe e shoh në dritë të syrit.

- E si na njohin ne trimoshat?-

- Kollaj fare.Ne flasim me zë të lartë.Ka edhe  të tjera e të  tjera,  yçkla që dallohemi  lehtësisht, prej 100 metër larg.

- Meduzat, (kandilët e detit në shqip),pra dashnoret e jaranëve  tuaj,kanë çuar fjalë , se nuk i afrohen  më  gjirit të  Shëngjinit.Kanë frikë, se i hanë  kinezët,që po orvaten   të marrin portin  me konçension.Këtë lajm, e kanë shpërndarë peshkaqenët tigër,me anë të peshkatarëve,- dhe  Coli,pastroi gurmazin me birrë.- A e more vesh më pas ?- më kapi në befasi.

- Jo.

- Grekërit, zyrtarisht, kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB dhe të Parlamentit Europian,me këtë temë: “Pse peshkaqenët tigër nuk i hanë shqiptarët por vetëm grekërit.Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për këtë shqetësim helenik,ata do të bëjnë hatanë. Minimalja ,e minimaleve do të jetë vendosja e vetos,për të bllokuar integrimin e shqiptarëve në Europë,identik si  kanë bërë me Maqedoninë.Dhe ….  një kulim,…. në OKB, na  paska thënë një fjalë.” Ju grekërit  çfarë keni me shqiptarët?Historia tregon,sa herë ju kanë kapur me thupër Turqit,keni shkuar dhe jeni qarravitur për ndihmë tek shqiptarët..

 - Ballkanas ka qënë ky trimoshi?- e pyes ,kinse rashë në grackën e fantazisë së tij.

- Nuk e fiksova mirë nëse  ishte  i kuq,a i  zi,apo  i verdhë. Televizori ,këtu në plazhë , merr me miza dhe  bardhë e zi.

- Si nuk e fiksove,më duhej shumë ky detaj?- e tjerr unë.

- Një gjë ta them të sigurtë, diplomati vetëm   i bardhë nuk ishte. Me e keqja , është nxehur një ministër ushtarak grek me qyqarin?

- Pse ?

-  Ka dhënë urdhër ,që forcat ushtarake greke të bëjnë  një stërvitje madhështore në kufirin tokësor shqiptar, për të treguar forcën e helenëve përballë arvanitasve.

- Ti thua se është nxehur me diplomatin,ndërsa në krahun tjetër na kërcenon ne shqiptarëve,  nuk e kuptoj këtë arsyetim?

-   Çfarë kërkon të kuptosh? Helenët ,nuk e dinë ende, se peshkaqenët , jetojnë në detë ,e jo në pyje, ku zotëria kërkon të bëjë stërvitjen,- dhe i bëri me shenjë kamarjerit,për dy birra të tjera,pasi e shkundi të dytën me shumë kujdes.

- Nuk mundem të pi më birrë.Merr vetëm një!- i sugjeroj.

-Mos ki frikë,se nuk të lë të koritësh.I pi të dyja, me shumë kënaqësi.

Erdhi kamarjeri me shpejtësi.La dy shishe plot,e mori me vete dy bosh. Dielli ndodhej në zenit. Plazhistët , masivisht,si pulëbardhat, të tërë  në detë.Vetëm unë me Colin pinim birrë,nën çadër!?

Grekerit o janë të marrë,ose bëjnë si të tillë,për të  kërkuar sherr të ri. Këtë dilemë, ende nuk e kam zgjidhur!

E ku qëndron dilema?

 Nuk është dyzim kjo? Një anije e jona, e ruajtjes se kufirit bregdetar,në kuadrin e operacioneve të Natos, së bashku me aletatët, po ruajnë detin Egje nga klandestinët.

- E çfarë do me thënë ti  me këtë fakt?

- Sa ruajnë detin  Egje,më mirë,  sëbashku, të kthehen në Jon e Adriatik e të bëjnë zap peshkaqënët tigër.Ne shqiptarët shquhemi për ndërhyrje.I bindim peshkaqënët tigër,të mos i hanë helenët,se mitikisht jemi komshi.

- A mund ta pranojne grekërit propozimin tënd?- e ngacmoj ,për të vazhduar më tej.

- Thonë se ai ministri, në fjalë, është arvanitas.

- Nuk është e konfirmuar,por edhe  unë e besoj,- i mbaj ison.

- E pse e beson?

- Edhe ai,si kacagjelucët tanë,i jep gjoksit përpara kur bën deklarata në media.

- Tani po çohem.Nuk kam më takat.Katër birra,për paradite, më mjaftojnë. Je me pushime, apo ditor?- me pyeti , pa u ngritur.

-Jam me pushime,për dhjetë ditë.Kam zënë vend te ky hoteli përballë,- dhe i tregoj  me gisht drejtimin e tij.

- Do të kënaqemi ,këto dhjetë ditë.Edhe unë me pushime jam.

- Ku ke zënë vend?- nuk m’u durua pa e pyetur,se m’u qejfi shumë.

- Jam rehatuar ,te shtëpia e një vendasi.

- Prap,midis katundarëve ? - e gërgas.

- Eshtë katundar i mirë.E kam mik.Kemi vite që punojmë sëbashku ,në qytet. Mbi të gjitha,më lirë nuk gjeta askund.A ta them je fjalë, në vesh?

- Thuaje pa frikë!

Nuk janë të këqij.Nje bishtafell katundi,kujtoi ,se do të bënte emër ,si ai që dogji bibliotekën e Aleksandrisë, po t’i binte një humiristi anonim,si unë. Edhe komunistët nuk e bëne fshatin si qytetin,ndonëse për 50 vite e premtuan çdo ditë.Katundi mbeti, se mbeti, i mbushur me katundar.Janë pak të palatuar,por më humor, mundohem t’u heq ndonjë ashkël në vit.

U çuam.Dalim nga hija e cadrës buzagaz.Coli, është 3-4 centimetër më i shkurtër se unë,që jam 181 centimetër i gjatë.

A futemi në det,për freskim? -  i jap një ide.

Që kur ka dalë moda,që në vend të kostumeve të banjos,të vishen brekushat e shkurtra,nuk   hyj më në dete,sepse nuk jam në gjendje të notoj,nga parashuta që kam për brekë.Kur del në mëngjez?

Në orën nënte,për ditë,më ke  tek kafia ,që na solli birrat sot.

Do të takohemi rregullisht,- më entuziazmoi.

Në mëngjez,si sot.

Në mëngjes,natyrisht.Pas orës 16 nuk ka më Col.Kur shkoj në shtëpi,fola çfarë fola,piva çfarë piva,punova sa punova,të tëra i lë jashte derës.Jam prind model.Nesër është e djelë?- më pyet.

Po.

Do të mundohem ta lajmëroj edhe Lolin,se nesër e ka pushim.

Do të më gëzonit shumë.

Si individë ,kemi të ngjashëm shumë.Si çift,as Olios me Stelion, nuk ia kemi lakmi.

Tokëm duart,me ngohtësinë,sikur nuk do të takoheshim më, në këte jetë. Ndërrova syzet e diellit ,me të detit. Po notoja  lehtësisht në krol.  Mendoja për Colin,Lolin dhe të gjithë humoristët anonim.Janë të mrekullueshëm.Na heqin stresin, kudo që i takojmë,por i bëjnë pak dëm vetes,kur dënden në alkool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat