Si është vendi, bëhet Kuvendi!

Kultura

Si është vendi, bëhet Kuvendi!

Nga: Ph.D. Skender M. Hoti, prof. Më: 11 janar 2018 Në ora: 20:01
Skender M. Hoti

Në vend të hyrjes:

Sipas shume filozofeve antik, klasik e bashkohore, njeriu eshhte nje qenje biologjike, fiziologjike, ontologjike, antropologjike, politike, inter-aktive-komunikuese, etj., i/e persosur dhe koklavitur, mjafte e arsyeshme, qe lypset edukuar, arsimuar, kulturuar, e kultivuar gradualisht, mundesisht deri ne persosje profesionale, etj. per dobine e te miren vetanake, personale, dhe te shoqerise! Pra, krijesa njerezore, ne tersi, e sidomos ne shqiptaret, ne tere shtrirjen tone gjeografike, ne vecanti, duke e verejtur e perjetuar realitetin tone te hidhur e te zymte, qe na rrethon e rrezikone cdo dite e me teper, si te tille, te gjinise femerore a mashkullore; te pasur, a te varfer, te bukur, a te shemtuar, te menqur, apo jo, te vegjel a te medhenje, etj., te pergatitur, apo jo, per te shpetuar nga gremina degraduese e degjeneruese-shume e dhimbshme, urgjentishte duhet mire-kuptuar mes veti: ndihmuar me vullnet e mjete,pra, me te gjitha instrumente pozitive-adekuate, njeri-tjetrin, per t'u shnderruar, gradualisht, nga qytetare te demshem e arrogante, te vrazhde, e kriminel, ne qytetare te  devotshem , te zellshem, e te dobishem per vehte dhe shoqerine tone te eksploatuar e keqperdorur ne cdo menyre! Pra, shpetimi yne i vetem eshte denimi i hapte e i denje i te keqes dhe dokurive te ndryshme negative ne shoqerine tone, sic jane: korrupsioni, hajnia, droga, ngacmimi seksual i nxaneseve dhe studenteve ne shkolle e fakultete, prostitucioni, spijunimi, intriga, huliganizmi, banditizmi, krimi i organizuar, kooloboracionizmi e trdhetia kombetare...Vendi me i pershtatshem, ku duhet denoncuar te ligat e te metat tona shekullore dhe shqyrtuar, debatuar, e sjellur ligje pozitive strategjike kombetare, per nje shoqeri te pakorruptuar, me barazi e drejtesi te plote...eshte Kuvendi, aty ku, duhet te kete transparence te plote, dhe prej nga,  permes medijave, publiku i gjere mund te percjelle te ardhmen dhe fatin e vete shoqeror e politik.

 Lindja dhe ndikimi i Kuvendeve ne fatin e shoqerive, qe nga antika e deri ne ditet e sotme!
1.- Marrja e pushtetit me fat!

Kuvendi (Asambleja, Parlamenti,...), sipas  te gjitha gjasave, gjenezen te popujte e vjeter, e ka tek vend -takimet me te shpeshta, pra aty, ku jane takuar njerzite per kembim mallerash, idesh, pervojash dhe deshirash, etj. Keshtu, ka ngjare edhe ne rastin e poliseve te para, vecanarishte tek popujte e gadishullit Ilirik dhe Azise se Vogel, vend-takime keto, ku me se shpeshti u takonin banoret e nje vendi, psh.: ne Troje, ne Sparte, ne Athine, ne Pelle, ne Apolloni, Naisis, Butrint, etj.  Me fjale tjera, ishin pazaret, gjegjesishte tregjet , vendet ku behej tregetia, pra aty ku kishte marreveshje dhe mos-marrveshje, mu aty ku krijoheshin konfliktet, ndermjetesimet, ujdit, pajtimet, koalicionet dhe ndarja e interesave dhe pergjegjesive, sipas meritave dhe fajsise...Bazuar ne hipotezat dhe te dhenat e shume autoreve, nga e gjithe bota, ne Egjiptin antik, qysh ne vitin 3100 p.l. se K. (para me teper se 5100 vjeteve), ne, Thebe, Luxor, etj. qytetaret jane takuar prane brigjeve te lumit Nil,  dhe kane bere kembim mallrash, ujdi, tubime pajtimi, pra edhe altar flijimi dhe kuvende  per kuvendim, etj...Ndersa, sa i perket Kuvendit kombetar bashkohor te pare (ne kuptimin e sotem, si: Parlament, Asamble, Kuvend,...etj.), ne Europe dhe bote, ai, ishte mbledhur ne vitin 930 (pas l.K) ne Albingi te Islandes. Ne  fillim, ne ate vend-kuvendimi, ne natyre te hapte ne Albigni, 45 km nga Rejkjaviku, mblidheshin vetem burrat me te forte, te cilet sjellnin vendime e ligje per shoqerine e tyre te gjere. Me vone, pas ndertimit te godines "Parlamentit", ne diskutim te vendimeve merrnin pjese tregetare, bujqit, zanatlinjet, te pasurit, etj. Ne fund,kushdo prej qytetareve te vendit, gezonte te drejten te diskutoj dhe kontroboje ne nxjerrjen e vendimeve, ligjeve, rezulutave, etj.

Rrjedhimishte, mund te konstatohet, se Kuvendi eshte vend ku kuvendohet, mbledhen (assamble), e flitet (parla-ment) e debatohhe per te miren e per rreziqet e popullit te caktuar, e jo te vendos nje tiran ahmak i pa-bese, nje klan, oligarki a bande e caktuar per fatin e nje populli te tere, apo te nje rajoni, kontinenti, apo dhe me gjere, sic ngjane ne gadishullin Ilirik, ne Siri, Rusi, ne Koren Veriore, ne gjirin Persik, etj.

Sidoqofte, dy shembujte, sipas legjendave te Frigjianeve, qe pasojne, na deftojne mjafte:

1. Marrja e pushtetit me fat !
-Sipas nje legjende, Frygjianet, qe kishin prejarrdhje nga populli nomad Simmerian, i ngjajshem me iranjanet e sotem, qe ne shek. VII-IV p.l.K, besonin ne profeci te ndryshme. Kur ishin futur ne nje krize te madhe shoqqerore dhe panderpre mbyteshin mes veti, filluan te besojne se zoti i tyre do t' ua dergoi shpetimtarin e tyre ne mes turmes te ulur ne nje qerre me qe (kije) e ai do t' iu sjelle mireqenjen dhe perparimin e gjithe frygjianeve! Rrjedhimisht, ata vendosen se, kushdo qe do te mbrrinete i pari me qerre ne vend-takimin, ku ata benin tregeti dhe mbledheshin, ata, ate njeri do ta shpallin: Mbret i tyre! Keshtu, ne diten e caktuar dhe vendin e caktuar, Gordias, nje fshatar i varfer, pa prirje dhe pa ambicje per pushtet, hypur ne nje qerre me kije (qe), posa mbrrine te turma, Frigjianet, pa e pytur fare, ate e shpalleni mbret te tyre! Mbreti Gordias, fatmiresishte, u be mbret i mire dhe popullin frygjian e qeverisi nje kohe te gjate. Ai  e themeloj qytetin Gordi dhe ndertoi pallatin  e njohur "Gordiani", posi dhe nje qerre te madhe, si simbol respekti per profecien e frygjianeve. Megjithate, mbreti Gordias, ne histori, politike, dhe perditeshmeri, njifet per "Nyjen e Gordit", qe shekuj me rradhe konsiderohej, se ishte: " nje nyje" (enigme) qe, asnjeri nuk kishte mundur ta zgjidhte, deri ne vitin 333 p.l.K. , kur Leka i Madhe e zgjodhi me nje te goditur shpate, dhe e permbushi profecine e mbretit Gordis dhe orakujve, se ai qe e zgjidhe ate "nyje" lirishte mund te zgjeroje pushtimin e tokave dhe popujve tjere ne Azine e Vogel, dhe te vazhdoje me tutje, sic kishte bere Leka i Madhe, per here te pare gjate tere historise njerzore, deri ne Indi!...

2. Marrja e pushtetit, permes trashigimise:
-Sipas mitit frygjian per mbretin Midas, thuhet se: ky mbret e trashigoi mbretrine e te atit te tij, jo-ligjitim, Gordias, i cili i kishte lene ketij shume pasuri e ari. Sekendejmi, Mbreti Midas, duke qene tejet i lumtur, shpeshe organizonte ahengje ku pihej vera me shumice. Nje nate, pas kryerjes se nje ahengu, rojet besnike te tij e gjejne nje njeri te panjohur e te dehur ne korridorin e pallatit, ku gjendej dhoma e fjetjes se mbrretit. E pyesin mbretin, cfare te benin me te. Midas i urdheroi ata, qe ta zgjojne te dehurin e t' i japin atij ushqim, sipas deshires se musafirit te dehur!! Me vone, kur musafirit i doli pija,  mbreti e pyeti se kush ishte ai? Sileni, ia tregoi emrin e tij dhe tregoi se ishte shoku me i mire i Dionisit. Pasi, qe, mbreti Midas, u nda prej Silenit. Mbretit iu paraqit, Dionisi, zoti i veres dhe ahengjeve, dhe iu falenderua shume per mikpritjen dhe miretrajtimin e mikut te tij. Silen. Meqe, Dionisi e dinte se, mbretit Midas, pervec ahengjeve i pelqenin shume edhe ari e parat, ai i ofroi atij (mbretit) te zgjedhe njeren prej dy deshirave:


                                                      1. Çdogjë qe preke me dore t'i behet ari, aty per aty!, ose
                                                      2. Te beje te lumtur vehten, familjen dhe popullin e tij.


Mbreti Midas, pa u hamendur, kerkoi t'i realizohej deshira e pare! Keshtu, zoti Dionis, duke e ditur se mbreti zgjodhi mallkimin e jo bekimin, ia terhjeku verejtjen, Mbretit Midas qe, te nderroj deshiren, por mbreti lakmues kenbenguli. Zoti Dionis u pajtua dhe ia dha pelqimin. Sipas marreveshjes, mbreti Midas, pas pake kohe, cfaredo qe prekte iu shnderronte ne ari. Keshtu, i tere pallati i tij, mbrenda nje kohe te shkurte iu shnderrua ne ari! Sekendejmi, Mbreti u be shume i lumtur!  Ai, pas nje kohe, ulet te pushoj dhe te haje ca kokra rrushi, por ato menjeher u shnderruan ne rruza ari dhe i mbeten ne fyt. Ai, i hedhi ato nga goja, me nervoze, dhe u perpoqe, serish, te ha ndonje peme tjeter, por ato te gjitha, posa i prekte, iu shndrronin ne ari! Pak me vone, mbretit, edhepse kishte etje dhe provonte te pije vere, kurrsesi nuk munde ta shuante etjen, pasi qe vera i shnderrohej ne ari. Keshtu, pas ca ditesh, kur  zoti Dionis e pa se mbreti Midas kishte ra ne depresion dhe po vdiste nga etja e uria, i ofroi atij mundesine e prishjes se marreveshjes, me kushte qe: mbreti te shkoje e lahet ne vendin ku buronte lumi "Paktuli". Mbret Midas, mezi priti, dhe me shpejtesi vajti te vendi i cekur dhe u hodhe ne lumin "Paktuli". Fatmiresishte, aty per aty, sic ishte parapare me marrveshje, ari filloi t'i rrjedhe trupit, te mbretit, e te bie ne rreren e lumit! Ishte mrekulli e gezim i papare, kur mbreti Midas filloi te kercej e kendoj, e t' i falenderohet zotit Dionis. Tanime, errdhi koha, kur te gjithe qytetaret filluan te jetonin te lumtur, bile edhe  me te varfurit po beheshin te lumtur, pasi qe, edhe ata, kohe pas kohe,  po gjenin mjafte ari ne brigjet e lumejeve perreth!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat