Lufto për liri, nder, dashuri dhe dije ...

Kultura

Lufto për liri, nder, dashuri dhe dije ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 14 janar 2018 Në ora: 09:54
Pamje nga promovimi i botimeve te shkrimtarit Nazmi Rrahmanit

Këto ditë në praninë e shumë dashamireve të fjalës së shkruar  dhe qytetareve tjerë në Ferizajt dhe diaspora u bë promovimi i librit të shkrimtarit të  mirënjohur në diasporë dhe trojet tjera shqiptare - Nazmi Rudarit me titullit “Portrete reale”. Fragmentet nga biseda që zhvilluam me autorin e këtij romanit - mësuam së romani me titullin. “Portrete letrare” është një roman autobiografik. Aty si në asnjë libër timin- na tha Rudari epen gjërat në liri të plotë. Aty hasim shprehje, mendime, argumente, letra, shprehje, figura, kërcënime, rreziqe, detyrime, tradhti, komplote, kurthe, lidhje të fshehta, por mbi të gjitha qëndrueshmëri dhe vendosmëri të personit kryesor, i cili nuk është asnjëherë rrëfyesi edhe kur shkruan në vetën e parë. Ky person shëtit edhe mite edhe legjenda por edhe ëndrra e realitet, edhe urrejtje dhembje e dashuri. Por ky assesi nuk është autori nuk është as rrëfyesi e as të dytë bashkë gjithnjë është më shumë. Prandaj ne duhet të mësohemi që njëherë e përgjithmonë ta ndajmë autorin prej personit që rrëfen. Edhe kur autori sjell sende të cilat nuk i kemi ditur, edhe atëherë kur sjell gjëra që i kemi ditur, por nuk i kemi shfrytëzuar si duhet, edhe atëherë kur sjell gjerat që i kemi realizuar ashtu saktësisht, por nuk i kemi bërë publike dhe i kemi mbajtur për vete më xhelozi ne duhet ta dimë se personi i cili flet, personi që merr përgjegjësinë kryesore herë këtu e herë atje nuk ka të bëjë më personalitetin e autorit e as plotësisht më karakterin e tij. Po theksoj këtë rast: „Vendosmërinë dhe qëndrimin konsekuent, i pandashëm, asnjë minutë në asnjë vend dhe në asnjë kohë,  nuk mund të personalizohen  gjithnjë është më i gjithë përfshimi ai i trajtuari në libër ” Tringa: A mund të qartësohet ky mendim i shkrimtarit tonë të mirënjohur ne Kosovë, diasporë dhe trojet tjera shqiptare. ”Pra që ta qartësojmë edhe një katromë mendimin. Unë mendoj – na tha në  vazhdim Rudari - njeriu posa ta kryej veprën dhe ta botoj  mund të flas për te, lirisht si gjithë të tjerët, ta analizoj, ta kritikoj, nëse ka nevojë e edhe ta mbroj. Ajo më nuk është e tij, ose më së pakut e tij, ajo është a atij që iu ka dedikuar dhe autori tashti nuk është asgjë më shumë së një lexues, asgjë më shumë së një kritikë ose asgjë më shumë së një adhurues, dhe ajo, pra libri ka pavarësinë që nuk mund ta rrezikoj askush e edhe as vet autori. Tringa:”Po për personazhin kryesor  ishte pyetja e jonë çka mund të thoni?         

 Vendosmërinë dhe qëndrimin konsekuent, i pandashëm, në asnjë vend nuk mund të personalizohen 

Shkrimtarit i vihen në shpatulla pothuajse në të gjitha ato që e krijojnë gjithë gjithësinë e asaj që zhvillohet në “Portrete Reale”Ai është tepër aktiv fillim e mbarim.  Shkrimtari  Nazmi Rudari: “Unë mendoj dhe them se “K”. është një person që asnjëherë nuk heq dorë dhe mendon fuqimisht se ka ardhur koha në këtë jetë të jetë në shërbim të lirisë dhe dashurisë, njerëzores dhe diturisë dhe të gjitha këto si edhe qenen e tij i vë në shërbim të atdheut. Dhe krejt këtë e ka të koduar sipas një „kushtetute“ që e ka trashëguar nga familja e tij, nga paraardhësit e tij. Ajo kishte përafërsisht këto detyrime: Një atdheun duhet ndërtuar e ndihmuar, mbrojtur e ruajtur dhe para tij nuk vijnë asnjëherë gjërat personale, e as qenia fizike e as qenia shpirtërore  Dy jeto me nder. Jeto më djersë dhe punë. Tre lufto për liri, nder, dashuri dhe dije. Katër vijo dhe kryej shkollën aty ku jeton dhe mos iu ndaj asaj edhe kur jeton jashtë dhe nuk ka shkollë në gjuhën anëtare, në cilëndo gjuhë të botës. Pesë mos u dorëzo para vështirësive në jetë, të kesh durim dhe guxim t´i shohësh gjërat në  sy. Mos fyej mos vrajë, edhe atëherë kur ta kërkon vetë personi. Ka kush kujdeset për jetën dhe vdekjen e tij apo të tyre. Gjashtë ushtro durimin dhe mos humb shpresën asnjëherë dhe deri në frymën e fundit lufto për qëllimin e jetës tënde. Shtatë lutu krijuesit që të solli në jetë dhe nëse nuk e ke zbuluar deri me sot dije se ke ardhur ta zbatosh në përpikëri kushtetutën e lartshënuar. Tinga:” Nganjëherë kam përshtypjen se shumë i përzien kukunjtë e jetës dhe artit? E gjithë kjo është parë nga shumë kënde jetësore. Gjërat rrinë gjithnjë pranë lexuesit. Si e shpjegoni këtë? Shkrimtari  Rudari rreth “Kufijve të jetës dhe literatura shpeshherë nuk kanë ndasi, pra janë aq të lidhur, aq të hollë dhe të kalueshëm sa anija hyn e del kur të dojë prej njërit det në tjetrin pa pengesa, prej njërit lum në tjetrin lum, prej oqeanit jetësor në atë artistikë, pa vështirësi. Pra janë kufij që kapërcehen më lehtësi. Kështu e kam përjetuar unë gjithnjë krijimin  prandaj asnjëherë nuk kanë munguar të dhënat e sakta të jetë sime të biografisë sime në asnjë prej veprave të mija. Pra këtë dëshiron ta nënvizosh si ndryshim nga rruga e të tjerëve, ndryshim nga mundësitë e të tjerëve, apo qasja më të guximshme, më liberale dhe më të gjallë. Rudari në vazhdim na tha: “ Unë jam “K.” sa gjithë të tjerët që e lexojnë librin. Kjo nuk do të thotë se unë e kam pasur më lehtë, kjo nuk do të thotë se unë kam krijuar vetëm për një rreth të caktuar njerëzish, kjo nuk do të thotë se mua më ka munguar aventura, kjo nuk do të thotë se mua me ka munguar përvoja krijuese, kjo nuk do të thotë se unë e kam pasur më lehtë të krijoj, kjo nuk do të thotë së në krijimet e mia nuk ka imagjinatë, kjo nuk do të thotë së në librat e mijë nuk ka fikson.                                                                

Mos fyej mos vrajë, edhe atëherë kur ta kërkon vetë personi. Deri në frymën e fund lufto për qëllimet e jetës tënde ...

Por unë them dhe jam i bindur se jeta shkruan libra të mirë dhe të bukur. Kurse autoret gjenial shkrihen e nëpër personat e librave të tyre. Pra ata janë je vetëm një personazh qe e kërkon lexuesi, por të gjitha ato personazhe që i ka libri dhe që nënkuptohen si hije si fantazma edhe jashtë libri. Tringa: Pra siç po thoni ju autori është mishi e thoni për librin e  Nazmi Rudarit.”Po autoret kthehen në personazhe letrare dhe ato janë hije të gjalla, janë gjaku gjuha, mendja, dhe veprimi I tyre. Vetëm tash mund të marrim me mend çfarë dije, çfarë energjie, por edhe çfarë kohe i duhet një autori. Por autori është bërthama e personave letrar, sikur që është dielli për galaktikën. Pra është dielli që jep jetë një krijese që quhet libër.  Ai futet aty për një kohë jo të një pjese por deri në vdekje, jo të tijën, por të vet veprës së tij. Tashmë ai jeton jetën e vet në aq vende sa vepra i ka dhe jeton jetën e pavarur. Pra në fakt jetojnë veprat e tij pro energjinë në bërthamë e kanë nga shpirti, mendja dhe qenia e autorit. Ato udhëtojnë sikur kandilat e fundit të detit duke bërë dritë ne detin apo oqeanin jetësor deri në pakufi, dhe përjetësisht ndikojnë dhe qelin rrugë në oqeanet letrare e artistike dhe vihen në shërbim të qenies njeri, më konkretisht të shpirtit dhe qenies së tij...

Image
Dashamiret e librit me vëmendje përcjellin promovimit e romanit “Portrete reale”
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat