Labirintet e procesit kreativ të krijuesit

Kultura

Labirintet e procesit kreativ të krijuesit

Nga: Bislim Aliu Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:50
Bislim Aliu

Krijuesi  gjithherë, mundohet që ta thotë, atë që e ndien në brendinë e vet shpirtërore, e cila asnjëherë, nuk e lë të qetë. E thotë ai, atë, ashtu si e ndien dhe si e përjeton. Pra, krijuesi, e shprehë  gjithherë vetën, brendinë shpirtërore dhe bioritmin e vet artistik. Andaj, mu për këtë, labirintet kreativë të krijuesit, nuk do t’i njohim, pa e njohur procesin kreativë të njëmendësimit të veprës së tij artistike. Kjo, sigurisht, do punë, angazhim dhe përkushtim të madh, për njohjen e kreativitetit artistik të krijuesit, meqë, artistët , dallohen nga të tjerët, për shkallën më  të lartë të vetëdijes kreative.

Pa dyshim, asnjëherë dhe as kurrë, nuk do të jenë të njohura plotësisht, veprat e ndryshme artistike, nëse nuk do ta njohim, procesin e njëmendësimit, artistik të veprës; “laboratorin kreativ të krijuesit”. “Art si të tillë nuk ka, ka vetëm artist”. Dhe, me këtë frazë, e nisë librin e vet, Historia e artit botëror, E. Gombriç.  Ndaj, në këtë drejtim, kemi disa mendime dhe përqasje të ndryshme, lidhur me laboratorin kreativ të krijuesit. Disa studjues dhe artistë të ndryshëm, mundohen të na bindin, se talentët  janë të pashpjegueshëm. Ndërsa, disa të tjerë,mendojnë, se labirintet kreativë të krijuesve, edhepse janë të ndërlikuara, ato nuk janë të panjohura. Megjithatë, disa studjes të tjerë, mendojnë se përafërsisht, mund të hyjmë në vorbullen e fshehtësive të mekanizmit  kreative të krijuesve. Si do që të jetë, për njohjen e “laboratorit” kreativ të krijuesit, duhet përqasje tejet serioze në njohjen e kreativitet të tij ndjesor e përmbajtësor.

Kush janë vlerësuesit më të denjë të veprave artistike?

Pa mëdyshje, historianët e artit, mund t’i interpretojnë dhe, sigurisht, mund t’i vlerësojnë, më së miri, veprat artistike të krijuesve. Gjithsesi, ata kanë dije më të gjerë historike, për t’i analizuar krijimet artistike të krijuesve. Eshtë fare e kuptueshme, se gjatë krijimtarisë artistike, krijuesi gjithherë e shprehë intuitën e vet shpirtërore.  Mbase, kjo e dhënë, është tejet vështirë që të diht, atëherë, kuptohet, ka nevojë që të studjohet, më me ngulm, domethënia e veprave të krijuara.

Dhe, në këtë kontekst, shumë njerëz janë të interesuar që të dijnë; ç’është ajo forcë e madhe shpirtërore, e një skulptori, i cili nga një copë mermeri, e krijon një figurë, aq mahnitëse dhe aq të fuqishme, që ka  mundur ta krijon skulptori, me ndjenjen e vet shpirtërore.

Ose, në anën tjetër, ku e ka atë fuqi drithëruese aktori, që me aq elan kreativiteti  dhe me aq bukuri të lartë rrezative, e luan roline tij në skenë! Ndoshta, edhe  më tepër për këtë drithërim të lartë shpirtërore, na cytë mendja për ta bërë pyetjen;  A thua, me ç’farë besnikërie ndjesore të kreativitetit,  e shpërfaqi atë drithërimë fshehtësie, dhe, ku e mori atë  domethënie të fshehtësisë dhe atë të pathënë të kreativitetit Leonardo Da Vinçi, për ta shprehur atë buzëqeshjen enigmatike, në veprën  kolosale“Mona Lisa” ?! A thua, çfarë e shtyri piktorin fenomenal që të shprehet në këtë mënyrë?  Kjo enigmë  e piktorit  na shtjen udhës së kërkimit  për ta kuptuar domethënien enigmatike.  Ai dhe vetëm ai mundi dhe diti që ta shprehë këtë shpërfaqje sensitive. Andaj,  secili prej nesh do të angazhohet  që sa më mirë ta kuptojë “laboratorin” kreativ në këtë vepër madhore.  Zatën, secili do ta kuptojë në mënyrën; A thua, çfarë ne mendojmë gjer sa atë e shikojmë?! Zatën, me këtë shprehje idealizuese, mund t’i përmendim edhe veprat omonime; “Guernika” e Pablo Pikasos dhe “Elegji për Kosovën” e Tahir Emrës. Këto vepra  omonime rrezatojnë gjithherë me idealizmin  më të lartë kreativ.

Gjithsesi, sipas disa analitikëve, për njohjen e laboratorit kreativ të krijuesit, është e nevojshme, që të bëhen intervista të shumta dhe të shpeshta me krijues. Kjo, sigurisht është e domosdoshme për ta njohur veprimtarinë dhe mënyrën e krijimtarisë së tij.

Për këtë, në shtypin tonë janë bërë dhe vazhdon të bëhen lloj-lloj intervistash me krijues (artiste), por, disi ato janë në përkufizime dhe në interesimet e tyre për krijimtari. Dhe, në këtë drejtim, përveç dy librave; “Gjurmë jete” të Odisa Paskalit dhe “Ftesë në studio” e Ismail Kadaresë, që janë shoshitur më gjërsisht “laboratori kreativ” i krijuesit; në libra të tjerë, fare nuk kemi ide të bollshme, për laboratorin kreativ dhe për metodologjinë kreative të krijuesit.

Megjithatë, në këtë drejtim, na paraqitet një hendikep i madh në njohjen sa më mirë të laboratorit kreativ të krijuesit, meqë në intervista të ndtyshme, disi nuk pranojnë që artistët gjatë bisedës, nuk i tregojnë sekretet dhe fshehtësitë e kreativitetit të tij! Ato, fshehtësi, sikur krijuesi i ruan, si “intimë personale” të tij. Mendoj se kjo fshehtësi, paraqet një vështirësi goxha të madhe për njohjen e kreativitetit të tij. 

Kritikët tanë  të artit (disa), dhe disa studjues artistik, më tepër janë përqendruar te prodhimi artistik i veprimtarisë së tij, e pak, ose aspak, për rrugën e krijimit dhe për realizimin e veprave artistike të tij! E mu për këte, është e nevojshme të potencohet mendimi i A. Uçit, i cili shprehet; “ Njohja e procesit kreativ të veprave artistike, zbulimi i  “laboratorit” të punës krijuese, që i ka paraprirë ose që ka përcjellë krijimin e tyre, të dhënat rreth biografisë së veprave, kanë një rëndësi të madhe për të shpjeguar shumë anë të tyre. Nuk është i rastit interesimi që tregojnë studjuesit e artit për dorëshkrimet, për aspektet teknologjike, për skicat e punimeve përgatitore, që janë dokumente të rëndësishme për të kuptuar shumë aspekte të veprave artistike”.

Artistët e kanë shkallën më të lartë të vetëdijes

Pa dyshim, artistët dallohen nga të tjerët, për shkallën më të lartë të vetëdijes, e cila i shërben për të krijuar vepra artistike. Kjo cytje drithëruese e ij, i shërben krijuesit për të krijuar imazh të ri (reja), të cilat janë pikënisje për krijimtari të mirëfilltë. Kjo formë (mënyrë), e krijimit, është tejet e vështirë dhe dallon shumë nga krijuesit veç e veç.

Andaj, mu për këtë ngjarje dhe sigurisht, subjekte të caktuara, në krijimtarinë artistike, piktorët tanë; A. Buza, M. Mulliqi, S. Shijaku, G. Madhi, burimin e pëfytyrimeve të shumta, e kanë që nga fëmijëria dhe vazhduan gjatë gjithë jetës.  Kjo mënyrë e veçantë e shprehjes, vërehet posaçërisht, në librin “Jeta në letërsi” e D. Agollit, që theks të veçantë i jep mbresave jetësore dhe posaçërisht atyre fëmijërore. “Sa më e pasur të jetë biografia e poetit me ngjarje, me mendime, me gëzime dhe hidhërime, me shqetësime shpirtërore dhe trazira  - shkruan ai, - aq më e fuqishme bëhet krijimtaria. Këtu ka rëndësi fëmijëria dhe rinia. Kur fëmijëria dhe rinia, janë të begata në jetë dhe të mbushura me vështirësi, ai që i bia fati të bëhet poet, e ka poezinë me diapazon të gjërë, me brum të ardhur, me stof të fortë. Unë kam pasur një fëmijëri dhe rini të pasur”.

Krijuesi gjithherë, mundohet që ta thotë, atë që e ndien në brendinë e vet shpirtërore, e cila asnjëherë, nuk e lë të qetë. E thotë ai, atë, ashtu si e ndien dhe si e përjeton. Pra, krijuesi, e shprehë gjithherë vetën, brendinë shpirtërore dhe bioritmin e vet artistik. Andaj, mu për këtë, labirintet kreativë të krijuesit, nuk do t’i njohim, pa e njohur procesin kreativë të njëmendësimit të veprës së tij artistike. Kjo, sigurisht, do punë, angazhim dhe përkuhtim të  madh, për njohjen e kreativitetit artistik të krijuesit, meqë artistët, dallohen nga të tjerët, për shkallën më të lartë të vetëdijes kreative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat