Në vend lamtumire

Kultura

Në vend lamtumire

Nga: Gëzim Muçolli Më: 15 janar 2018 Në ora: 06:07
Basri Çapriqi

(Basri Çapriqi-t 1960 - 2018)

sot qenkan bërë bashkë 
deti me qiellin 
për t' ia dëgjuar dhimbjen 
miqëve mbi tokë
në takim ditëlindjesh 
vdekja tinëzisht 
me ndërkëmbzën e saj 
rrëzon edhe njeriun 
që deshi njësoj valën e detit 
erën e qiellit 
dhe aromën e tokës
mik i dashur 
të ruaja në kujtime 
të Prishtinës 
kur rreshtonim vargje poetike 
studentore
me frymëzim lirie
në vitet e shkelura tetëdhjetë
në kohë tanksesh 
demostaratash e ëndërrash
lirie
ah ti e doje shumë lirinë
kur na flisje për ulqinakët 
dhe Ulqinin
dhe matnim autoktoninë 
iliriane
me mijëvjeçarët e ullinjëve 
të qytetit tënd
në verën e fundit të 
rinisë sime 
para jetës së gurbetit tim 
buzë ranës 
në qytetin e ulkonjave 
ti mu bëre ciceron 
që njihte edhe gurët në kala
atëhere kur 
ulqinakët mësynin 
Amerikën 
e te moli i kalasë
motrat dhe nënat 
mbushnin detin me lot 
i njëjti det 
që do të më kujtojë 
vargjet e tua plot diell 
miku im Basri.
Lamtumirë Poet.

Padova , 14 janar 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat