Me fjalime, këngë, poezi u manifestua “Ora e Gjergjit”

Kultura

Me fjalime, këngë, poezi u manifestua “Ora e Gjergjit”

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 16 janar 2018 Në ora: 11:34
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Figura historike e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirim që u nis në Kosovë si viti jubilar për kryetrimin e Arbërisë  i cili shqiptarëve ua dha dhe ua mbolli guximin dhe ua zgjoi mendjen për të fituar lirinë kombëtare. Gjergj Kastrioti ishte dhe mbetet ndër të parët në Ballkan që për vizion kishte rreshtimin me perëndimin që ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi

Në hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë  mbrëmë në pranin e njerëzve të pendës shqiptare nga Kosova, diaspora, Shqipëria dhe të gjitha trojet tjera shqiptare u mbajtur ora e madhe letrare “Ora e Gjergjit” e organizua dhe e mbajtur nga organizimi i Bashkimi i shoqatave të shkrimtarëve dhe  përkujdesjen e kryeministrit  të Kosovës  Ramush Haradinat me rastin e kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes te Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Image

Me këtë rast  Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi i përshëndeti të pranishmit - në mes tjerash tha se figura historike e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirim për krijuesit letrar. Ai tha se me këtë manifestim po e nisin vitin jubilar për kryetrimin e Arbërisë që shqiptarëve ua mbolli guximin dhe ua zgjoi mendjen për të fituar lirinë kombëtare.

Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan që për vizion kishte rreshtimin me perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi. Ndërkaq kryetari i Bashkimit të Shkrimtarëve Shqiptarë, Reshat Sahitaj, para të pranishmëve theksoi se është” nder dhe privilegj për të gjithë krijuesit që viti jubilar për heroin kombëtar Skënderbeun po hapet nga shkrimtarët.  

Në kuadër  të këtij përvjetori dhe mbajtjes të orës së madhe letrare “Ora e Gjerrgjit” kryeministrit Ramush Haradinaj iu  nda flamuri i art.  Në këtë orë të madhe letrare- “Ora e Gjergjit”për njerëzit  e pendës shqiptare u tha së me punën e madhe që kanë bë dhe po bëjnë gjatë historisë  në të gjitha trojet  shqiptare dhe diasporë ngritën vetëdijen kombëtare nëpërmjet të cilës u mbajte gjallë kombi shqiptarë, historia, kultura, traditat dhe shumë të mira të tjera.

  Në këtë orë të madhe letrare- “Ora e Gjergjit” dyqind shkrimtar nga të gjitha trojet shqiptare, viset tjera dhe diaspore i lexuan poezitë e tyre- kushtua strategut tone të rezistencës shqiptare- Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Gjithashtu u ekzekutuan këngë folklori dhe pika të tjera të arkëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat