Ndërrimi jetë i Skënderbeut

Kultura

Ndërrimi jetë i Skënderbeut

Nga: Ilmi Veliu Më: 17 janar 2018 Në ora: 08:45
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Trimi Kastrioti, u bë gati  të luftojë

Arbërinë e dashur nga turku ta mbrojë

Shumë ish i sëmurë, i ishte  zbeh  fytyra

Por u ngritë nga shtarti, e priste detyra….

 

Ngjeshi shpatë të madhe, u nis drejtë ushtrisë

Ti priste rrugën turkut, që vinte drejtë Shqipërisë

Ushtria  ish  berë gati, me shigjetat në dorë

Me kapuçat e bardhë, si mali me dëborë…

 

Një hije iu ndal para, si mjegull e Anadollit

A ti je mbreti shqiptarë, i tha Kastriotit

Po, jam Skënderbeu, i gatshëm të luftoj

Vendin tim, Shqipërinë nga armiku ta mbroj.

 

 Mjegull e zezë i foli, këtheu o Kastriot

Nuk ke kohë  për luftë,tha  i Madhi Zot.

Beteja ndër vite, kush nuk të ka mund

Këtë betejë  të fundit, ti sot po e humb

 

Kush je ti zotëri, që në rrugë m-ke dalë

A sheh që jam gati, i hypur në kalë.

Emrin e kam Vdeke, shpesh më ke përmend

Thoje- shkoj në luftë, t,fitoj ose të vdes….

 

I erdhë keq për djalin, dhe Donikën ate zojë

Nëse i zen Sulltani, të ngratët çka do-t bëjnë

Ju dhimtën ushtarët, familja  e  shtëpia

Por shumë më tepër, iu dhimtë Arbëria.

 

Kur ndëgjuan ushtarët, kan qarë me dënesë

Çka do bënin vetë, me sulltanin e pa besë

E  Lekë Dukagjini, i ra kokës me dorë

I shkuli dhe flokët, të thinjura, dëborë…

 

Tash ndëgjomëni mua, ju tha Kastrioti

Djalin dhe Donikën në Itali dërgoni

Dhe te bregu i detit, ka një lis të thatë

Aty ta lidhnji kalin,me flamurë e shpatë.

 

Do fryej erë e egër, rreth bregut të detit

E tmerron sulltanin dhe ushtarët e mbretit

Kali do hingëllojë  e shpata do vringëllojë

Shqipja do valëvitet, sulltanin ta tmerrojë…...

 

Mbreti i Stambollit, shumë do të frikohet

Nga shqiponja e zezë, ai do të tërbohet

Nuk do ta  kuptoi, se une paskam vdekur

Do këthehet nga Kruja, i lodhur, i mekur…

 

Prapë e mori fjalën, ai Lekë Dukagjini

Tha, qani - vajtoni, shqiptarë gjithë kah jini

Ushtarë, gra e burra, qani me hidhërim

Nëna Arbëri, sot ka mbet jetim.     

 

(Vargje për manifestimin ,,Flaka e Janarit,, në Gjilan që sivjet iu kushtua 550 vjetorit të vdekjes se Kastriotit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat