Kujtime për shokët e klasës Jusuf Gërvallen,Teki Dërvishin, dhe Kujtim Miftarin

Kultura

Kujtime për shokët e klasës Jusuf Gërvallen,Teki Dërvishin, dhe Kujtim Miftarin

Nga: Muhamet Shatri Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:07
Muhamet Shatri

Tri vite kam pas nderin dhe privilegjin të kem shokë klase Jusuf Gërvallën në Gjimnazin e Pejës. Kujdestarë klase i kemi pas Gjever Gjakovën dhe Sali Likën. Klasa jonë për tri vite rrresht (1962-1965) (II2, III2 dhe IV2) konsiderohej si problematike, ndonëse ne ishim nxënës të urtë, por jo aq të mirë në mësime. Problemi për organet shkollore ishte se në mesin tonë kishim Jusuf Gërvallën, për të cilin nuk kam çka të shtoj më shumë sesa ato që dihen, pastaj Kujtim Miftarin, djalin e Emrush Miftarit, luftëtarit të Spanjës dhe atdhetarit nacionalist, i cili kishte likuiduar në një hotel në Tiranë më 1942, dy pronarë të Bankës Serbe nga familja Rajeviq e Pejës, që kishin plaçkitur pronat e shumë shqiptarëve që nuk mund ti paguanin borxhet bankare.

E një grue nga kjo familje, profesoresha Vera Rajeviq, që e kishte kryer fakultetin në Sorbonë të Parisit, na jepte frengjisht. Ajo kishte një sjellje të veçantë ndaj Kujtimit, por ne në atë kohë nuk e dinim gjithë këtë histori. Babën e Kujtimit e kishte likuiduar UDB-a më 1945. Kur ishim maturantë në klasë na e sollën Teki Dervishin nga Gjakova, që ishte 3-4 vjet më i madh se na. Flitej se ai kishte qenë ndër të burgosurit më të rinjë shqiptarë në Goli Otokun famëkeq. Tekiu më vonë ka mbajtë lidhje të ngushta me Jusuf Gërvallën. Ai gjatë gjithë jetës së tij është marrë me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama.

Me kujtohet se një ditë, papritmas, në orën e paraushtarakut, profesori Svetozar Rashçanin, kolonel në pension, pa asnjë shkas e urdhëroj Jusuf Gërvallën të ngritej në këmbë dhe tërë klasës na u drejtua, përafërsisht, me këto fjalë: "Shihne shokë këtë bandit ballist, ky vazhdimisht mendon sesi me e shkatërrue këtë Jugosllavi për të cilën kemi dhënë 1 708. 000 viktima! Paramendoni shokë"! Dhe na mbajti kështu një tiradë deri në fund të orës. Por fjalët e profesorit shoven për synimet e Jusufit dolet të vërteta. Ai luftoi dhe u flijua për idealin e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar e parakusht për këtë ishte edhe shkatërrimin i Jugosllvisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat