Shënohet 27 vjetori i Shoqatës patriotike Çamëria pothuajse tri dekada

Kultura

Shënohet 27 vjetori i Shoqatës patriotike Çamëria pothuajse tri dekada

Nga: Aziz Bytyçi Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:03
Tiranë

Në Tiranë tani kur është shpallur edhe viti jubilar i 550 vjetorit të kryelegjendarit tonë Gjergj Kastriotit-Skenderbeut nga dy Qeverit shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës , ka shumë aktivitete gjatë tërë vitin por që në fillim të shpalljes së vitit jubilar Shoqata Patriotike e Çamërisë festoi 27 vjetorin e themelimit të Shoqatës .Ky manifestim madhështor u mbajt në njërën ndër amfiteatrot më luksoze të Hotel Tiranës aty ku mbahen takime,manifestime,konferenca shkencore e shumë e shumë veprimtari si kulturore,politike e diplomatike.Në këtë manifestim të përvjetorit të 27 moren pjesë edhe kryetari i Shoqatës Çamëria në Kosovë Nexhmi Muçiqi me stafin e tij qendror si dhe kryetar e anëtarë të Degëve të qyteteve të Kosovës,Ilirides,Plaves e Gucisë,Sanxhakut e Kosovës Lindore që me prezencen e këtyre burrave të të gjitha trojeve shqiptare u madheshtua ky kremtim i këtij eventi të shenjët e madhështor.

Fillimisht, para se të filloi manifestimi ku ishin kryer të gjitha pregaditjet si referuese dhe ato elektronike u intonua Himni Kombetar, pas himnit mori fjalën kryetari i Shoqatës Patriotike të Çamëris Abaz Hado. Pos pershendetjeve z.Hado tha se :-Sot jemi këtu për të festuar dhe kujtuar , se 27 vjet më parë , më 10 janar të vitit 1991 ,u mblodhen burrat e menqur të Qamërisë, si dhe intelektual dhe patriot të vërtetë që formuan SHPAÇ.Kjo shoqatë është e para e  e krijuar në Shqipërinë  demokratike pas komunistëve , ç’ka tregon se sa zjarr dhe vullnet kishin në shpirtin e tyre këta patriot që shikonin përtej kohës, për të krijuar një shoqat, si përfaqësuese e komunitetit çanë në Shqipëri. Kryetari Abaz Hado i përmendi edhe themeluesit e parë të shoqatës të asaj kohe se kush ishin.Më lejoni të sjell në kujtesë dhe të falenderoj të gjithë ata , që me firmen e tyre krijuan shoqatën tonë, si :- Abaz Dojaka , Emin Sejko , Resul Taipi  Petrit Demi , Ferhat Sejko , Hasan Minga , Hasan Musai , Lutfi Shaqe , Sali Bollati , Arsim Rexha , Ilmi Shaqe , Gezeli Sejko , Mentem Demi , Rexhep Çami , Ramazan Banushi , Daut Xhaferri,Nexhat Mergjushi,etj.Z.Hado para të pranishmëve në këtë event aqë madheshtor tha : faleminderit dhe respekt të thellë për guximin dhe vendimin e tyre.Poashtu falenderoi edhe patriotet e tjer që ngriten Degët e Shoqatës nëpër qytete tjera si në Vlorë Fadil Zeqirin , në Durrës Skender Beqirin,Sarand Hekuran Halilin,Elbasan Emine Sadikun ,e të tjer.Pas kumtesësë së gjërë të pregaditur nga kryetari Abaz Hado e që nuk po mundem t’i përmbledhim të gjitha për t’i future në gazet, në fund Hado të gjithëve iu tha :-Motra e vëllezër,bashkëpunëtor të mi, të shpresojmë që në përvjetoret e tjera të kemi lajme të mira për zgjedhjen e çështjes çame.Sot më shumë se kurrë , prej kujdo ,kërkohet që të bëjmë diçka  për Çamërinë ,dhe çështjen e saj.Pas kryetarit Hado mori fjalën ish nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherit kryetar i PDIU-së ,z.Shpëtim Idrizi.

Image

Tek kthen kokën pas në zhvillimet, nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria jonë, për ata që bën hapin e parë të Shoqatës “Çamëria” ndjen vetëm respekt dhe vlerësim. Ata na kanë hedhur themelet dhe pa veprën e tyre askush nga ne nuk do të kishte as forcë, as argumenta për të përballuar sfidat shumë të vështira që kaluam dhe do të kalojmë në këtë udhë, e cila mund të ngjaj si Udha e Mundimeve, por nuk është Udha e Sizifit, sepse fundi i saj është atje, në shtëpitë tona në Margëlliç, Filat, Gumenicë, Pargë, Paramithi, kudo në Çamëri. Çdo përvjetor na jep mundësinë të hedhim vështrimin nga e shkuara për të orientuar ashtu si duhet përpjekjet tona për të ardhmen. Nuk mund ta gjejmë udhën tonë, nëse nuk evokojmë sot Çamërinë e Pirros së Epirit, të Dora D’Istrias, Marko Boçarit, Abedin Bej Dinos, Xhavellës e Bubulinës, Hasan Tahsinit, Mitrush Kutelit, Koli Idromenos e Bilal Xhaferrit, si dhe të katër firmëtarëve të pavarësisë së Shqipërisë.Natyrisht, këta janë emra të mëdhenj, por vetëm një tokë e rëndë si Çamëria mund të nxjerrë viganë të këtillë. E këtillë shpaloset historia e rrënjëve tona, prandaj ka shumë gjasa që kjo peshë e rëndë të trembë, të frikësojë të gjithë ata që mendojmë se na duan, lëre pastaj armiqtë tanë.Çamëria është e rëndë plumb dhe në këto vite të gjata shpesh kemi kuptuar që nuk kanë këllqe ta mbajnë ata që mendojnë se kanë patur fatet e këtij kombi në dorë. Enver Hoxha e dënoi me harresë dhe heshtje, të tjerët që erdhën pas zgjodhën ta dënonin me dredhi. Natën e vrisnin dhe ditën e qanin. Britnin në tribuna, tubime për Çamërinë, sepse u duheshin ato të shkreta vota, u duhej ajo influencë në politikë e bijve të Çamërisë, por natën, në terrin ballkanik të hiles bënin marrëveshje me grekët dhe gjithë sojin që duan të groposin Çështjen Çame, e cila padyshim është dhe mbetet Çështje Kombëtare.

Ne, ligjvënësit e Çamërisë jemi akti i fundit i ndëshkimit të pabesisë që zgjodhën si helm për të na e dhënë ta pinim, teksa ngrinin shëndete dhe përbetoheshin për Shqipërinë, përbetoheshin për Çamërinë.

Është pa dyshim e hidhur që ta kuptosh rengun që të kanë bërë jo ty, jo disa deputetëve, jo një partie politike, por shqiptarëve të kësaj krahine martire që nuk ngopen duke i vrarë dhe rivrarë. Dikur greku përdorte bandat e Napoleon Zervës për t’i masakruar, therrur, sot përdor marrëveshjet e kulisave me politikanët tanë e dy fytyrave. Një fytyrë e mbajnë të qeshur për ne, tjetrën të bindur para kërcënimeve të Athinës.

Një pyetje dua të bëj nga kjo tribunë kaq e lartë: Ne, çamët dhe të gjithë shqiptarët a ishim më mirë dje, kur faktori çam i Shoqatës “Çamëria” dhe ai politik i PDIU-së trimëroi politikën dhe vendimarrjen? A ishim më mirë, kur Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ktheu dinjitetin politikës shqiptare në raport me fqinjët? Apo jemi sot më mirë, kur po përpiqen me shpirt ndër dhëmbë për të mirënjohurin “reciprocitet” në raport me Greqinë që ndonjë ditë do të na sjellë varreza të ushtarëve grekë në Lezhë apo Tropojë.

Duhet të kemi parasysh dhe duhet të kuptojmë qartë dhe shkoqur që problemet me fqinjët tanë nuk i kemi krijuar asnjëherë ne, por ata kanë qenë dhe janë gjithmonë problemi, ata janë halli dhe është hall që e kemi trashëguar prej të paktën dy shekuj.

Janë ata, është Athina problemi!

Nuk i kuptoj aspak këto zërat politikë dhe mediatikë që na thonë se janë përkeqësuar marrëdhëniet me Greqinë? Më falni që pyes, por kur kanë qenë të mira marrëdhniet me Greqinë? Kush e krijoi dhe e mban në këmbë padrejtësinë për Çamërinë? Kush e mban peng marrëveshjen për detin apo demarkacionin? Kush janë ata që po mbjellin varre të paqena në një tokë që e kanë pushtuar dhe djegur?

Tirana zyrtare nga ana e saj po hedh tymçe, ku thotë që po dislogojmë e po zgjidhim problemet me Greqinë. Uroj të jetë kështu dhe vetëm kështu, po deri tani keni dëgjuar që po zgjidhen problemet që Greqia ka me Shqipërinë? Nëse po më informoni dhe mua, se qenkam prapa botës.

Nuk di ndoshta është zgjidhje e problemeve ligji për minoritetet, nga i cili na doli se Shqipëria qenka vend multietnik me plot nëntë pakica kombëtare.

Nuk e di këto “koka të mëdha” që bëjnë zgjedhje të këtilla e ngrejnë duart përpjetë në Kuvend si do të përballen me kujtesën e kombit, me etërit tanë shtetfrormues. A kanë guxim këta të shkojnë më në Vlorë me rastin e pavarësisë dhe të thonë para Shtëpisë së Flamurit, shtatores së Ismail Qemalit se i zgjidhëm hallet e Shqipërisë që themeluat ju, tani atë e ndajmë me nëntë etni të tjera që edhe kur nuk i kishim i sajuam dhe u dhamë ca shqiptarë borxh, jo vetëm që t’i quajmë grekë, por edhe serbë, bullgarë, ashkalinj e ku e di unë se çfarë. Madje, nuk u kënaqëm me kaq, por nxorrëm nga varret eshtrat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë që të mbushim tetë mijë varre greke. Aq sa

nuk janë vrarë në të gjithë luftën italo-greke, na duhet të ndërtojmë varreza në Këlcyrë e gjetkë, madje t’u rrimë dhe “gatitu”, sepse qeveria e “patriotëve të mëdhenj” u ka caktuar ditë nderimi, ku do shohim në sy pelegrinazhin e kokave të nxehta që do valëvisin në zemër të tokës arbërore flamujt e Vorio Epirit.

Reciprociteti duhej të niste me kërkesën tonë të kahershme për ndërtimin fillimisht të një varreze në Çamëri për viktimat e gjenocidit grek që lanë kockat, se i therrën pabesisht dhe të pambrojtur. Këtu nis reciprociteti, jo tek gotat e uzos që pijnë në takime; një Kotzias dhe një ai që e mban me muhabet në tryezën e bisedimeve.

Por, përse i duan kaq fort grekët këto varre, qofshin edhe bosh? Sepse, kur ne të kemi ikur tek i Gjithpushteshmi, kur në këtë tokë çelësat e Shqipërisë do i kenë fëmijët apo nipërit tanë, grekët do të kthehen dhe do ua kërkojnë atdheun atyre që janë foshnje sot apo që nuk kanë lindur ende. Do ju thonë këto janë varret e të rënëve tanë, e gjyshërve tanë, prandaj kjo është toka jonë. Sepse, për grekët aty ku është varreza, është toka e tyre.

E kanë ngritur kombin e tyre mbi simbolikën e vdekjes, të varrit. I vetmi vend në botë që lartohet mbi kobin dhe mortjen që i shkakton tjetrit.

Ja, pra ku e kemi reciprocitetin e këtyre “mendjendriturëve” që qëndrojnë kokëulur para kërcënimeve të fqinjit tonë jugor.

Thonë që po zgjidhim problemet me Greqinë dhe po falin detin. Me bllokimin e kësaj marrëveshje erdhën në pushtet, tani janë bërë puthadorë njësoj si ata që rrëzuan me flamurin e patriotizmës.

Por, ama e kanë gati justifikimin; po heqim ligjin e luftës të përgjigjen. Kjo puna e këtij premtimit të heqjes së ligjit të luftës është për ironi të fatit si kalendat greke që kurrë nuk mbërritën, por le ta marrim të mirëqenë, mos të bëjmë ndjellakeqin.

E zëmë se e hoqën nesër, apo akoma më mirë e zëmë se e kanë hequr. Çfarë ndodh? Të nisim festën?

Jo, motra dhe vëllezër,

Asgjë nuk ndodh se ai ligj i luftës duhet shoqëruar me shfuqizimin e të gjitha akteve nënligjore që e mban në këmbë persekutimin e të gjithë çamëve dhe që na mban neve, shqiptarëve të Çamërisë larg shtëpive e pronave tona.

Ndaj, ja ku po jua them sot, këtu, hapur pa fjalë të komplikuara politike: Mos bëni festë, nëse e thonë në televizor se e hoqën ligjin e luftës. Është pesë me hiç, nëse nuk shfuqizojnë tërësisht gjithë atë barrë ligjesh që kanë ngritur si klone për të na ndarë nga toka qysh në kufi.

Sërish nuk do të na lënë të hyjmë, sërish nuk do na lënë të vendosim një tufë lule në varret e të parëve, megjithëse këta do të ndërtojnë këtu tetë mijë varre bosh.

I bëra gjithë këto shpjegime, sepse vetëm kështu mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe si mund të shpjegohet që e vetmja parti kombëtare, e cila mori gati 80 mijë vota, sot nuk ka në Kuvend asnjë deputet të Çamërisë.

Është e qartë që kanë luajtur të gjitha gurët që ta zhdukin përfundimisht faktorin politik shqiptar të Çamërisë, duke përdorur kurthet e ligjit zgjedhor, blerjen e votës, intrigat dhe deri tek akuzat e paqena për njerëzit tanë.

Por, ja ku po jua them: Ajo që s’të vret të bën më të fortë!

Ne nuk na zhdukën dot bandat e Napoleon Zervës e jo më kulisat e pushtetit, që në rastin më të mirë janë keqpërdorur nga qarqet anti-shqiptare, të cilat e kishin halë në sy PDIU-në.

Por, sido që të ketë ndodhur, sado të na kenë rënë në qafë ne do të mbetemi dhe më të fortë, edhe më solidarë, ja ashtu halë në sy për çdo politikë antikombëtare.

Ylli ynë polar do të vazhdojë të jetë Bashkimi Kombëtar e Çështja Çame!

Kurrë nuk do të heqim dorë prej saj, kurrë nuk do të themi që u lodhëm, sepse ne jemi shqiptarë të Çamërisë, ne jemi europianë! Po sa e përfundoi kumtesen e tij Shpetim Idriz nga foltorja ftoi kryetarin e SHÇK-së Nexhmi Muçiqin për ta marr fjalen e tij.Kryetari i SHÇK-së ,z.Muçiqi pos pershendetjeve në emrin e tij ,të kryesisë qendrore si dhe, të të gjitha Degëve në Kosovë në Ilirid , në Kosovën Lindore,Mal të Zi,Diaspor ju uroi 27 vjetorin e themelimit të SHPÇ-së.27 vite në veprim,Shoqata Patriotike Çamëria, me siguri që ka qenë një rrugëtim jo i lehtë,pë rata që kanë punuar , që kjo shoqat të mbijetoi, dhe për këtë unë me të gjithë anëtaret ju jemi mirnjohës për punën që keni bërë.Me sa kam lexuar dhe kam njohuri për aktivitetet tuaj të shumta për sensibilizimin dhe ngritjen e çështjes çame dhe avansimin e saj në instance shtetërore dhë ndërkombetare.Gati plot tri dekada,kjo punë e mundimshme,tash pyes vehten…?27 vite aktivitet,çamet  ende nuk munden të kthehen në Çamëri,çamët ende nuk mund t’i vizitojn shtëpit e tyre,çamet ende nuk munden t’i dergojn buqet lulesh te varret e të parëve të tyre dhe çamet ende nuk lejohen që me plot gojen të thojnë se Çamëria dhe pronat e tyre jane aty , e shumë e shumë gjëra tjera. A thua mos vall ne nuk dim t’i adresojmë kërkesat tona në adresa të duhura,apo të gjithë i bëjmë si duhet,por dikush na vuri barjera të pakuptimta, dhe nuk jemi të zot t’i tejkalojm ato…Kjo don hulumtime të thella  se ku ishte defekti.Pas një kumtese të gjër të pregaditur z.Muçiqi tha para të pranishmëve se:Për t’i ndodhur një gjë e till këtij vendi i duhen burra të vendosur dhe nga këtu ju bëjë thirrje politikes shqiptare asaj Kosovare,politikanëve në Ilirid,në Kosovën Lindore,Malsi të Madhe dhe në Sanxhak , që të ndrrojn kursin e politikës dhe menjëher të fillojnë të punojnë për të ardhmen e shqiptarëve dhe për të miren e kësaj toke.Poashtu kryetari i SHÇK-së Nexhmi Muçiqi i preki edhe disa pika shume të ndishme që vertet mund t’i bëjnë dëme të mëdha kombit tonë dhe trojeve etnike shqiptare si tek disa shoqata,Qeveri,Presidenta kinse të Çamërisë . Ç'ka janë këto…si guxon të ndodh një gjë e till,si…Kush janë ata njerz që guxojnë të luajn me fatin e viktimave,dhe të luajn me ndjenjat e popullit çamë,apo edhe ky është një lulzim I matrapazëve,në mos punën tonë…?Andaj dua që urgjentisht SHPÇ të merret me këta lloj njerëzish dhe që shteti ta thotë fjalën e vetë dhe tua tregoi vendin atyre palaqove,kudo qofshin ata dhe tu jepet fund atyre fundrrinave, njëher e përgjithmon, se kinse është bler Çamëria me ndihmen e Izraelit,etj,etj.Krejt në fund ,z.Muçiqi tha se: Si guxohen të paguhen qytetaret që të dalin e të protestojnë,që unë jamë i sigurt,që nga ata as 10 % nuk janë çamë dhe se nuk e din se as vetë se për çka kanë dalur në ato tubime , si është e mundeshme që të ndodhë kjo,pra si…Aqë të lig qenkemi ne, sa që një sharlatan,një i denuar për veprime kriminale dhe që nuk dihet akoma se cili shërbim i armiqëve tanë e financon të udhëheq me fatin e Çamërisë, këto veprimtari duhet të ndalen me urgjenc,sepse dëmet janë të pariparueshme,përfundoi kryetari i Shoqtës Çameria në Kosovë ,z.Nexhmi Muçiqi.Pastaj të pranishmëve që morren pjesë me qindra iu kthye një koktek i bollakshëm në atë ambient ku komunikimi me të pranishmit zgjati plot një orë,ndersa pjesmarrësve nga Kosova dhe trojeve tjera etnike iu kthye darka solemne në restaurantin Amerika Hausen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat