Këpucë nga orenditë e vjetra

Kultura

Këpucë nga orenditë e vjetra

Më: 20 janar 2018 Në ora: 13:14
Ilustrim

Projektuesja italiane që jeton në Berlin Magdalena Woodman duket e pabesueshme si Frida Kahlo, por frymëzim për këpucë ka gjetur vërtetë në pikturat e Rilindjes.

Instagrami i saj është plot me krijime interesante të bëra nga mobiliet e vjetra.

“Të gjitha materialet i gjejë rrugëve të Berlinit. Punoj me materiale nga shtrati, vetë i bëj ngjyrat. Këpucët e vjetra i përdori për bazë dhe pastaj krijoj ato”, thotë Woodman.

Ajo e bën çdo krijim realist për dikë dhe atëherë merr parasysh se çfarë lloj personi është ai ose ajo, çfarë ngjyre dhe estetikë pëlqen. Ndonjëherë i nevojiten 3-4 orë për të përfunduar çiftin, por kur përfundon ai analizohet për 20 orë të tjera nga kënde të ndryshme.   “Jam e obsesionuar”, tha Woodman për Vogue.

Ajo si fëmijë kishte ikur nga shkolla për të mësuar se si bëheshin këpucët tradicionale në Sardenjë.

Përveç këpucëve, Magdalena pëlqen të transformojë edhe atlete të vjetra, kështu që disa modele Nike i mbulon me pëlhura dhe shton harqet rozë. Për ata që duan të hyjnë në klub, aty është edhe modeli me take. Projektuesja mbath ekskluzivisht këpucë që i krijon, pa përjashtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat