U përkujtua Ganimet Klaiqi, poet, gazetar, mësimdhënës

Kultura

U përkujtua Ganimet Klaiqi, poet, gazetar, mësimdhënës

Nga: Hajrush S. Redenica Më: 20 janar 2018 Në ora: 19:20
Ganimet Klaiqi

Më 19 / 01 / 2018 në sallën e Kuvendit Komunal në Dardanë (ish-Kamenicë) u mbajt orë e madhe letrare, organizuar nga  Klubi Letrar “Nositi” dhe përkrahur nga KK i Kamenicës, kushtuar poetit, gazetarit, profesorit të shquar z.Ganimet Klaiqi. Pjesmarrës në këtë manifestim ishte edhe kryetari i komunës së Kamenicës z.Qëndron Kastrati me stafin e tij udhëheqës komunal, pastaj dr. Hysen Matoshi, Profesorë, gazetarë, intelektualë, student, nxënës dhe qytetarë të tjerë, ku edhe u recituan disa poezi qëi ka shkruar i ndjeri z.Ganimet Klaiqi. Shumë emocionues ishte çasti, kur mbesa e Ganimet Klaiqit, Margarita Rashiti recitoi një poezi shumë të bukur, që vetë Ganimeti  tanimë i ndjerë e kishte shkruar, por edhe më emocionuse ishte, kur zonja Emine Hoda, bashkëshortja e Ganimet Klaiqit, u paraqit para të pranishmëve dhe na dha shumë fjalë miradije dhe na përcolli një nga një, duke na përshëndetur secilin prej nesh në mënyrë të veçantë.

Ganimet Klaiqi u lind në fshatin Poliqkë, më 16 / 01 / 1965. Shkollën fillore e kreu në vendlindje,  të mesmen në Kamenicë, ndërsa studimet i kreu në Universitetin “ Hasan Prishtina” të Prishtinës, si dhe  studimet master për gjuhë dhe letërsi shqipe.

Në vitin 1997Ganimet Klaiqi vendosi të merret me gazetari.Punoi si gazetar nëpër shumë gazeta dhe portale, ku u njoh nga lexuesit anekënd atdheut perms shumë shkrimesh në gazetat “Koha ditore”, Rilindja”,” Epoka e re”, “Zëri”,” Lajm” e tjera.Për shum kohë punoi në kazetën “Koha ditore”. Si arsimtar  i gjuhës dhe i letërsisë shqipe punoi prej vitit 1993 / 1994 në fshatin Koretin të Kamenicës.

Ganimeti u mor edhe me shumë aktivitete . Ai ishte  edhe anëtar i Partisë Parlamentare të Kosovës, dega Kamenicë. Ganimet Klaiqi mori  përsipër barrën për organizimin e Referendumit të Pavarësis së Kosovës në Kamenicë. Na la dhe iku për botën e përhershme, më 15 / 05 / 2017 për të mos u harruar kurrë.

Familjarët e Ganimet Klaiqit gjithmonë kanë qenë në shërbim të popullit dhe njihen si intelektualë të të gjitha kohërave dhe  luftëtarë, aty ku e kërkonte koha. Po ashtu ishin dhe humanistë të mëdhenj, mikpritës etj. E kujtojmë edhe Rifat Klaiqin, një intelektual i madh, humanist dhe veprimtar. Ai kohën e lirë e kalonte edhe me kopshtari, ku qysh prej vitit 1951, kur ishte si normalist në Shkollën Normale të Prishtinës mbolli shumë drunj. Bektesh Klaiqi ishte një atdhetar, që kur e kërkoi atdheu, më 28 / 29 qershor  të vitit 1944 dhe më 26 korrik pot ë atij viti, mori pjesë në dy luftrat frontale  të Kikës Legjendare me armikun serb

Poezi nga Hajrush Redenica

TI IKE

Ti ike, shkove në vetmi

Na le shumë zbrastirë

E more me vete të lumen poezi,

poezia u bë heshtake

Faqet e gazetave mbetën të zbrazura

Na u shkëput një lule

Që me ujë Kike na është ujitur

Afër Kikës legjendare

Aty u linde dhe u rrite

Nën hijen e lisave të gjatë

Aty poezinë e nise

Nuk po u besoj syve të mi

Që ka heshtur e lumja poezi

Respekt  jetës dhe veprës së Ganimet Klaiqit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat