Kishte rrezatim profetik

Kultura

Kishte rrezatim profetik

Nga: Neki Lulaj Më: 21 janar 2018 Në ora: 07:17
Ibrahim Rugova

Në mes të bërdilave të vekut mplekset koha e mpirë.

Nga frëngjia e vogël përvidhet një dritë si rreze stine

Gjethet nanurisin butë në gjelbërimin e ngrirë

 Lëngojnë bulat e shpirtit netëve  në kurthe pabesie

 

Atjonin dje nuk e deshëm, por sot i përkulemi si tulla muri

Langojntë  lehin e gjarpërinjtë ndërrojnë lëkurë.

Përbirohen në gjerdhe,  trina a trungu kërcuri….

Ngrijnë gjymtyrët e fytyra e ju vjell tradhëti me turp

 

Zbardhëron Velania edhe Zoti vjen para liderit

Bogdanit kurrë s`mundemi me ja mbledhë eshtrat në botë

Rugova, Agani dhe Salihu ishin trinomi i shtetit

Atdhetarët rrezatime profetike kishin në  guvat e moçalit hyjnor

 

Ishin shtyllat e shtetit e gurra e poetit të mërgimit

Në flakën e qiellit yjet lidhin plagët për dëshmorë

Bogdani natën e gjatë e gropoi në fund të lëngimit

Nga burgu i robërisë rrënoi murin  e mykur shekullor….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat