Nata e kristaltë (Kristallnacht)

Kultura

Nata e kristaltë (Kristallnacht)

Nga: Jahja Lluka Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:53
Jahja Lluka

"Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrejve në Shqipëri, sepse Shqipëria del të jetë një nga trevat e rralla në Evropë sot, ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime fetare." (Herman Bernstain)

Më 7 Nëntor 1938, një djalosh i ri hebre qëlloi për vdekje diplomatin gjerman Ernst von Rath në Ambasadën Gjermane në Paris. Akti vjen si pasojë e revoltimit të të riut si pasojë e torturave që kishte filluar të shfaqë regjimi nazizt ndaj popullatës hebreje. Familja e të riut ishte dëbuar dhunshëm për në Poloni me urdhër të autoriteteve naziste. Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombëtar dhe bota që nga ajo natë u fut në panikë. Dyqanet filluan të mbuloheshin me grafite antisemite. Ministri gjerman Joseph Goebbles urdhëroi që lajmi për vrasjen e Rathit të jetë në të gjitha ballinat e gazatave ditore gjermane. Kjo vrajse u përdor si pretekst nga autoritet naziste për të nisur torturat dhe shfarosjen e komunitetit hebre në Gjermani dhe Evropë.

Ishte nata e 9 Nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrejve në Gjermani dhe Austri. Në këtë natë të kobshme për popullin hebrejë por edhe për gjithë njerëzimin u dogjën më shumë se dyqind sinagoga, u përdhosën varrezat e hebrejve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre. Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si Nata e Kristaltë (Kristallnacht). Kështu ishte fillimi i njëres ndër tragjeditë më të mëdha të epokës moderne që njeh bota. Atëherë kur mendohej se Evropa arriti nivelin e qytetërimit, pikërisht Evropa i servoi botës skena horror të cilat arritën ti krijojnë mendjet e çmendura nga manitë e vetadhurimit. Ndryshe prej popujve të tjerë që i bënë bashkëfajtor në këtë çmenduri, populli hebre e pat një derë të hapur dhe të sigurtë.

Politika shqiptare në krye me Mbretin Zog nuk pranoi që të vuloset me vulën e krimit. Njashtu dhe populli i përvuajtur shqiptar hapi zemrën për popullit hebre.U mundësi sigurimi i tyre por edhe heqja e vizave në mënyre që të shpëtonin sa ma shumë jetë. Ishin mijëra familje hebreje që u futën dhe qëndruan në të gjitha trojet shqiptare. Ata u strehuan, u mbrojtën por nuk ekziston një rast në histori që shqiptari ta dorëzojë një hebre në duart e autoriteve gjermane. Shqiptari e ka zakon që mikun dhe mysafirin ta ruajë edhe nëqoftëse kjo i kushton me jetë. Në vitin 1934, ambasadori amerikan në Shqipëri, Herman Bernstain shkruan: "Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrejve në Shqipëri, sepse Shqipëria del të jetë një nga trevat e rralla në Evropë sot, ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime fetare."

*****
Jahja Lluka u lind më 17 Mars 1952, në Pejë, ku e përfundoi edukimin fillor dhe atë të mesëm, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijoi në Zagreb. Pas kthimit nga Zagrebi, studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Magjister i maredhanjeve nderkomtare. Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetuese të Kosovës. Në vitin 1990, pas protestave të shumta në qytetin e Pejës, themeloi së bashku me shumë shokë Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe aktualisht.

Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptarë nga puna, nga ana e ish-regjimit të dhunshëm serb, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje të cilat vuanin edhe për kafshatën e gojës. Z. Lluka, bashkë me veprimtarë të tjerë pejanë, themeloi Këshillin e Solidaritetit, këshill ky i cili ndihmoi minatorët e “Trepçës”, të Goleshit, të Kishnicës, të Fabrikës së Municionit në Skënderaj si dhe grumbulluan e dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptarë të Komunës së Pejës. Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për t’u vetëmbrojtur nga hordhitë serbe.

Ka bërë disa vite burg në Burgun e Dubravës, të Lipjanit, të Pejës dhe të Pozharevcit. Është edhe krijues letrar. Ka botuar përmbledhjet me poezi “Edhe ti Atdhe”, “Vargje vetmie”, „Në kalanë e zemrës sime” (shqip-rumanisht). Autor i librit faktografik “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina 1912/1994” dhe monografinë “Për Shtetin tim, Kosovën”.

Aktivitet e tij nëpër vite: • Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta (1990); Themelues i Këshillit të Solidaritetit në Pejë dhe Kryetar i sajë (1990); Themelues i Partisë Republikane të Kosovës dhe nënkryetar i saj; Themelues i Odës Ekonomike të Kosovës; Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj (2004/2005); Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Kryeministrit Bajram Kosumi; Këshilltar i Kryeministrit Agim Çeku; • Është anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Themelues i çmimit “Hasan Prishtina” i cili ndahet për merita të veçanta për pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe për krijimin e kushteve për kthim. Deri me tani ky çmim iu ka nda: Nënës shqiptare (nënë e cila ka lind 16 fëmijë dhe të gjithë kanë qendruar në Kosovë), Presidentit Klinton,  Kryeministrit Tony Bler, Sekretares se Shtetit Znj. Olbrait, Familjes Jasharaj, Familjes Haradinaj, Gjeneralit Klark, Ambasadorit Voker dhe Ambasadorit Wisner). (Zgjodhi për shtypin shqiptar: Baki Ymeri)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat