Zymrija: Besniku është ideal për rolin e Adem Jasharit në film

Kultura

Zymrija: Besniku është ideal për rolin e Adem Jasharit në film

Nga: K.Goca Më: 8 mars 2018 Në ora: 12:01
Besnik Grajçevci

Zymrije Shyti, artiste, mendon se është një figurë që i ngjan dhe mund ta luaj rolin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në një film. “Kush është më afër asaj figure legjendare përveç Besnik Grajçevcit. Një artist që ngjan në dukje, një artist që ka përjetuar luftën si ushtar i UÇK-së, një artist që e zotëron skenën që e dëshmoj në natën e zjarreve në Prekaz, duke interpretuar po këtë rol të Adem Jasharit, që i ka besuar koreografi Xhemali Berisha.

Image

Besnik Grajçevci

Thënien Ai është i gjallë sot e 20 vite në Prekaz, Besniku sikur e përshkruaj në formën më të mirë të mundshme. Është përgjegjësi e madhe të jesh në rolin e Adem Jasharit, por si artiste dhe duke njohur aftësitë e Besnikut mendoj që është ideal për të luajtur në at film me at rol”, tha Zymrija, e cila është në Ansamblin “Shota” dhe përfaqësuese kombëtare në Federatën Botërore të vallëzimit (FIDAF).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat