Aktori serb mohon të jetë vetofruar për rolin e Adem Jasharit

Kultura

Aktori serb mohon të jetë vetofruar për rolin e Adem Jasharit

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:47
Aktori serb, Rade Serbedzija

Aktori serb, Rade Serbedzija, ka mohuar të jetë ofruar për të luajtur rolin e Adem Jashari, ashtu siç kishte deklaruar , regjisori Luan Kryeziu, i cili po përgatit një film për komandantin legjendar.

Kryeziu ditë më parë deklaroi se Serbedzija përmes aktorit Enver Petrovci, e ka kërkuar rolin e Adem Jasharit, porse ky e ka refuzuar meqë bëhet fjalë për një aktor serb.

Por, aktori ka deklaruar sot për mediat në Serbi se kjo “është një gënjeshtër ordinere nga një regjisor i ri shqiptar”, shkruan N1,

“Kam lexuar në një media, por me siguri është shkruar edhe në të tjera e që unë nuk kam pasur kohë t’i lexojë pasi jam në Los Angeles, ku po xhirojë një serial televiziv, dhe nuk kam kohë të merrem me intrigat e mediave, se unë, përmes mikut tim Enver Petrovci, jam vetofruar tek një regjisor i ri shqiptar për të luajtur në filmin e tij për Jasharin. Deklaroj se kjo është një gënjeshtër ordinere”, ka thënë Serbedzija

Në një deklaratë me shkrim, Serbedzija ka thënë se regjisori i ri po provon të tërheqë vëmendje për vete dhe projektin e tij, duke abuzuar me emrin tim.

“Është totalisht e pakuptimtë të më ofrohet një rol i tillë, ashtu siç është e pakuptimtë të pranojë një ofertë të tillë”, ka shtuar ai.

“Këtij regjisori të ri unë vetëm mund t’i them se kam qenë shok i shumë prej aktorëve të mëdhenj shqiptarë, si Bekim Fehmiu, Faruk e Istref Begolli, Enver Petrovcit e shumë të tjerë dhe se i mbaj në zemër ata dhe në kujtimet e mia, jo vetëm si aktorë të jashtëzakonshëm, por edhe si njerëz të ndershëm e të mrekullueshëm të cilët kanë qenë krenarë e të sinqertë”.

“E nëse ai do të bëjë artë të vërtetë, duhet ta dijë se e vërteta është parakushti i parë për t’u bërë artist”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat