Prof Neziri, personifikon një nga emrat më të spikatur të arsimimit shqip në Deqan dhë më gjër,që arsimimin dhe edukimin e brazve të rinjë e shifte si mision të tij të shenjtë.
Arsimimin e shifte si lëvizje nga errësira në dritë.
Profa, siç e quajmë ne, nuk e kishte edhe shumë të vështirë profesionin e një edukatori të zellshëm,ishte i lirë ngase ishte i edukuar.
Profa, si intelektual i sprovuar,punoi gjër në pensionimin e tij, për realizimin e porosive të rilindasve tanë,se arsimimi dhe edukimi i brezave të rinjë,është një nga armët kryesor për të mbrojtur lirinë,dhe se arsimimi dhe edukimi janë faktorë kyq që ndikojnë në ndërgjegjësimin e kombit.
Kontributi i tij dhënë shum e shum brezave të rinjësh në Gjimnazin"V.Frashëri" në Deqan ka dhëne fryte të cilat ndjehën edhe në ditët e sotme. Për kontributin jetësorë në fushë e arsimit dhe edukimit në Gjimnazin"Vllëzërit Frashëri"ku ishte edhe drejtor, nga komuna e Deqanit, u shpërblye me mirënjohje.
Mendimet e tija kishin përmbajtje,intuitat e tija kishin koncepte.
Virtytet e tij njerëzore,intelektuale,pedagogjike,arsimore dhe kombëtare do të jenë edhe më tutje inspirim për brezat e ardhshëm.
"Njerëzit e mëdhenj e bëjnë vetë piedestalin,kurse e ardhmja u ngre statujen"thoshte Viktor Hygo.
Me prof Nezirin, mburret Strellci,mburret Deqani...!
Urime ditëlindjen e 72,prof Nezir.
Shëndet,jetë të gjatë dhe prore lumturi në familjen tuaj...!Dëshiroj që vitet ti mbushësh me jetë,e jo jetën me vite...!