Festivali Folklorik Tipologjik në Elbasan - Bota Sot
Festivali Folklorik Tipologjik në Elbasan

Kultura

E diel, 23 shtator 2018

Festivali Folklorik Tipologjik në Elbasan

Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:10
Arkiv

Elbasani celi me Festivalin Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore siparin e aktiviteteve për festën e Ditës së Verës.

Risia e këtij viti është pjesëmarja e grupeve nga diaspora, krahas artistëve të muzikës popullore qytetare nga të gjitha trevat shqiptare. Rreth, 200 artistë, nga 15 deri në 70 vjec do të ngjiten në skenën e teatrit Skampa, për dy nete me radhë për të shpalosur traditat dhe pasurine folklorike të zonave që përfaqësojnë

Por, këngëtari i mirënjohur i këngës, popullore Elbasanase, Mehdi Zena kërkon më shumë përfaqësim dhe hapësirë për zërat e rinj që do të trashëgojnë dhe cojnë përpara traditën

 Mehdi Zena: Festivali duhet të ketë prurje të reja dhe këngëtarë të rinj. Shkodra kishte dhe shembullin e saj duhet ta marrin të gjithë 

Natën e dytë të festivalit që këtë vit shënon edicionin e 15, do performojë edhe Anasambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test