Ora letrare për dëshmorin e kombit, mësuesin Ejup Sejdi Uken

Kultura

Ora letrare për dëshmorin e kombit, mësuesin Ejup Sejdi Uken

Nga: Aziz Bytyçi Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:13
Ora letrare për dëshmorin e kombit

Qëndra për Studim dhe Hulumtim ne Mitrovicë në bashkëpunim me Shoqatën Çamëria dhe Unionin e studentëve ProEvropin ne Prishtinë Organizuan orë Letrare për mësuesin e dëvotshëm dhe veprimtarin e qështjës  kombëtare Ejup Sejdi Uken

Kur bëhet fjalë për trojet shqiptare apo për dëshmorët që nga koha kur vendi i Arbërit u nda në pesë pjesë nga fuqit e mëdha të asaj kohe e deri më tani,njeriu i vlerave, i brumosur për çështje kombetare, nga familja e tij bujare e patriotike , dhe  që nga fëmijëria e tij kur ka arritur t’i shijoj e mësoj shkronjat e para A,B,C e deri  tani , kontributet e tij janë të pa ndalura dhe të pa prituara , e ky njer është profesori Mustafë Haziri. Tani kur emri i doktorantit të historisë Mustafë Hazirit është bërë i njohur në analet e historisë, ku me punimet e tija , në lëminë e tij me leksikone e studime shkencore radhitet në radhët e profesorëve të tij Universitar , të katedres së Historisë, profesor Haziri i cili është edhe kordinator në Qendrën për Studim dhe Hulumtim në Mitrovicë, prej se që është themeluar Shoqata “Çamëria” në Kosovë, i cili është edhe një ndër themeluesit e saj , ai deri më tani çdo session shkencor apo edhe manifestime të ndryshme për çështjen e sensibilizimit të Çamërisë , ishte kontributi I tij i pa shmangur dhe mund të themi lirisht ishte pjesë kryesore e pregaditjeve të tija që shkonin në favor të Shoqatës.Pra  nga kjo pend e vlerave , nga profesori i nderuar , që ka fatin ta ketë në gjirin e saj SH”Ç”K-së . Mustafë Haziri , i cili është edhe pjesë përbërëse dhe shtylla kryesore e Qendrës për Studim dhe Hulumtim në Mitrovicë në bashkëpunim me Shoqatën “Çamëria”në Kosovë dhe Unionin e Studenteve ProEvropian, për nder të 7 Marsit , ditës së mësuesit , organizoi Orën Letrare në sallën solemne në Institutin Albanologjik në Prishtinë,, me rastin e 54 vjetorit të rënjës së tij,kushtuar veprimtarit dhe mësuesit të dëvotshëm të Çështjës kombetare Ejup Uka, këtë mund ta bënë vetem Mustafë Haziri sepse është pjesë përbërëse e kësaj Katedreje të bekuar në kryeqendren e Dardanisë Antike .Në  këtë eveniment madhështor ishtin të pranishëm një numër i madhë i musafirëve , pothuajse nga të gjitha trojet shqiptare ,student dhe krijues të letrave shqipe (poet e shkrimtar).

Pas himnit të flamurit dhe një minut heshtje për deshmorët e rëne,Fjalën e hapjës e mbajti Kordinarori i Qendrës për Studim dhe Hulumtim prof.Mustafë Haziri,I cili pasi i pershendeti të pranishmit  ne menyrë kronologjike I bëri një vështrim historiografik për Arsimin dhe shkollën shqipe dhe vështërsit të cilat I kishte kaluar shekuj me radhe. Nje vështrim historiografik për Arsimin dhe shkollën shqipe dhe vështërsit të cilat I kishte kaluar shekuj me radhe.

Duke u ndalur ne retrospektivën historike aji u ndal ne rëndesin e hapjës së shkollës së parë shqipe me 7 Mars dhe kontributin e rilindasëve shqiptarë për këte ngjarje dhe duke potencuar se sundimi pesqindë vjeqarë i sundimit të perandorisë osmane në ballkan la pasoja të pa parashikura në kulturën shqiptarë,duke e cenuar rënde zhvillimin ekonomik edhe kulturor të shqipërise.Prof.Mustafë Haziri duke folur për kontributin e mësuesit dhe veprimtarit të qështjes kombëtare Ejup Uka,vlersoj  larte kontribu  e tij  dhe duke e vlersuar figurën e tij në aspektin shumëdimenzional.Në fundë duke e cituar një thënje persiane. Arsimi është fytyra e mendjës,pa e harruar  personalitetin dhe figuren Qendrore të kombit shqiptarë dhe Ideologun dhe prisin supreme të qështjes kombëtare Hasan Prishtina ku thote se ,Arsimi është shpirti i Kombit.                                                            

Për një fjalë përshendetëse u ftua edhe kryetari I shoqatës Çameria në kosove z.Nexhmi Muciqi,Kurse për biografinë e mësuesit Ejup Uka  ora e se ciles u mbajt foli prof.Nexhat Krasniqi,në emer të studentëve të pranishmit i përshendeti kryetari i Unionit të studentëve ProEvropian Arben Gjergji,me pas për një fjalë  përshendetese  të pranishmëve ju drejtua  Shefki Uka kryetar i shoqatës se Muhaxhereve të Kosoves,kurse me pas të pranishmëve  ju drejtua Kryetarja e unijonit Alban ne Kosovë Mimoza Obrazhda,duke I pershendetë të pranishmit dhe duke dhëne mesazhin për unitet dhe bashkim.

Pas perfundimit të pjesës protokolare filloj pjesa artistike ku kontribut të veqantë dhanë studentët e unionit proevropian të Fakultetit Filiolegjik te Universitetit të Prishtinës.

Në pjesën artistike studentët i  lexuan dy ese dhe një recital,një ese e lexoj studentja Deniza Rexhepi kurse me recital u paraqitën dy studentët,LiridonShadiu dhe Leonita Pllana kurse me një ese u prezentu Bjondina Matoshi,ne fundë të pranishmit nga familja Uka I përshendeti  dhe I falenderoj Bajram Uka,kontribut të veqantë në këte eveniment dhanë edhe Perparim Uka dhe prof Dritan Raci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat