Mantia dhe muzikë Jazz, midis New Yorkut

Kultura

Mantia dhe muzikë Jazz, midis New Yorkut

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:20

Kitaristi i njohur nga Kosova, Taulant Mehmeti, këtë të shtunë do të mbaj një mbrëmje të muzikës Jazz, në New York.

Krahas muzikës së tij, vizitorët e kësaj mbrëmje do të mund të shijojnë edhe mantiat, një ushqim tradicional shqiptar. Kitaristi Mehmeti përmes një postimi në Facebook, ka treguar se mantiat do të përgatiten nga nëna e tij, ndërsa ju ka bërë ftesë të gjithëve që t’i bashkëngjiten në këtë mbrëmje, ku ai do të interpretoi parmes kitarës.

“Nëse ju ka marr malli për mantija t’Kosovës, Nana jem i maron mantijat ma t’mira n’botë edhe oshtë n‘vizit n’New York. Hajdeni te veni hani mantija edhe ngone muzikën tem origjinale”, ka shkruar kitaristi Mehmeti.

Mbrëmja do të mbahet këtë të shtunë në Caffe Buon Gusto Riverdale, duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat