E kam një këngë malli në një skaj të shpirtit tim
Këngë e ëndrrës sime që kurrë nuk është tretur
E këndoj krejt pa zë kur më mundon një kujtim
Si një ikonë e vuajtjes në shpirtin tim ka mbetur
Një këngë të dashurisë në zemër e kam gravuar
Melodia e saj, në çdo hap më ka përcjellë mua
Tekstin e saj me lotët e derdhur e kam shkruar
Në çdo refren të asaj këngë zemra thotë të dua.