Sukseset e krijuesit të artit Idriz Berishës nëpër dekada...

Kultura

Sukseset e krijuesit të artit Idriz Berishës nëpër dekada...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:32
Ballina e librit- shpirti analitik i autorit dhe muze figurativ në fushën e artit

Puna krijuese e piktorit Berisha është dëshmi, jo vetëm e krijuesit, por edhe dëshmi,  për t’i çuar përpara të arriturat e vlerave figurative,  mundësive të rrugëve të shprehjes krijuese, të tejkalimit të shumë vështirësi krijuese, jetësore, shoqërore e politike, për të mos thënë edhe vështirësi e pengesa që mund t’i vënë përpara ambiciet e klaneve kulturore të  gjitha kohëve.

Shkrimtari dhe publicisti Prend Buzhala në cilësinë e redaktorit e të recepsionistit në fjalën e tij ka përfshi shkrime, kritika letrare të cilat i kushtohen librit të poetit dhe piktorit të mirënjohur të botës shqiptare dhe më larg- Idriz Berishës. Andaj, ky libër pasi doli nga shtypi dhe u promovua në Klinë kaloi në duart e lexuesve në Kosovë dhe më larg  i cili vjen në një moment tejet domethënës e me rëndësi të shumëfishtë: në radhë të parë, vjen në çastin solemn të rrumbullakësisë  të përvojës krijuese, kulturore, arsimore të Idriz Berishës, sikurse është çasti i pensionimit. Në radhë të dytë, duhet theksuar se Prend Buzhala vjen me librin më të ri për mikun e tij krijues me një monografi me vlerë. Në fakt, pas dhjetë  librave monografikë, si: “Lartësimi i lirisë. Monografi për mësuesin dëshmor Ismet Rrahmani. Aty  hynë edhe këngët  kushtuar dëshmorëve Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e Ali Krasniqi të festivalin “I këndojmë lirisë”- monografive letrare si “Shkrimtari pranë buzëqeshjes. Triumfi në anën e shkrimtarit  Ismail Kadare në një triptik, letërsia, diskursivja, receptivi,  Harpa e Eolit (Gjon Gjergjaj: letërsia, arti, kultura),  dhe  Shtegtime me magjinë e së bukurës Ismet Krasniqi: kultura, teatri, librat,

Image
Piktori i mirënjohur i botes shqiptare Idriz Berisha është një hyjni e gjallë

pothuajse shumica e këtyre monografive kanë firmën e botimit të shtëpisë botuese Rozafa. Ky vëllim përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë quhet “Harku triumfal i piktorit” që përfshin trajtesa, ese, kumtesa, analiza dhe fjalë rasti që autori i ka mbajtur prej viteve ’90 e këndej nëpër ekspozitat me pikturat e tij piktorit i mirënjohur Idriz Berisha në Kosovë e në Shqipëri, ose shkrime që i ka botuar në të përditshmet ”Rilindja”, “Iliria post”, “Epoka e re” e të tjera, apo që janë botuar nëpër katalogët e Idriz Berishës. Meqenëse piktori Idriz Berisha viteve të fundit merret edhe me krijimtari letrare, atëherë Prend Buzhala, në cilësinë e redaktorit e të recensuesit ka përfshirë edhe shkrime kritiko-letrare që i kushtohen librave poetikë të Idriz Berishës. Esetë, trajtesat dhe shkrimet me karakter prezantues dhe analitik, përshkohen nga vëzhgimet e mprehta e të holla të autorit Buzhala. Ai arrin të depërtojë nëpër fazat krijuese të autorit prej viteve ’shtatëdhjeta  e këndej. Ja si e përkufizon këtë rrugë krijuese, po edhe si i përkufizon zhanret dhe vlerat e krijimtarisë figurative:

“Grafikat- portrete, pikturat e punimet tjera figurative, që pët motiv e kanë figurat e Skënderbeut, Sylejman Vokshit, Nënës Tereze,  Haxhi Zekës dhe  e të tjerëve  apo “Nënëmadhja, fundshekulli shqiptar”, frëngjitë triumfale, nostalgjia, shqetësimet e në variacione figurative peizazhet simbolike, përbëjnë vetëm disa nga hulumtimet e pandërprera të komunikimit vizual të piktorit  Idriz Berishës. Në të vërtetë, puna krijuese e piktorit Berishës është dëshmi jo vetëm e krijuesit të palodhur, po edhe dëshmi, që, për t’i çuar përpara e për t’i arritur vlerat figurative, duhet gjurmuar shumë mundësi e rrugë të shprehjes krijuese, duhen përballuar shumë vështirësi krijuese e jetësore, shoqërore e politike, për të mos thënë edhe vështirësi e pengesa që mund t’i vënë përpara ambiciet e klaneve të kulturo të  gjitha kohëve.”                                             

Veprat figurative që pikturojnë frëngjitë triumfale, të  peizazheve dhe të komunikimeve vizual të piktorit Idriz Berishës

“Harku triumfal i piktorit”. Te kjo analizë ai shqyrton grafikët-portrete, pikturat e punimet tjera figurative, që si motiv kanë figurat e Skënderbeut, Sylejman Vokshit, Nënës Terezë, Adem Demaçit, Haxhi Zekës, Idriz Seferit, Hasan Prishtinës, Shote e Azem Galicës e të tjera apo “Nënëmadhja, fundshekulli shqiptar”. Po ashtu zbërthen me refleksionin eseistik veprat figurative që pikturojnë frëngjitë triumfale, nostalgjinë, shqetësimet e, në variacione figurative, edhe peizazhet simbolike, e që përbëjnë “vetëm disa nga hulumtimet e pandërprera të komunikimit vizual të Idriz Berishës.”
Autori shqyrton kontekstin e krijimit të këtyre pikturave, të përcjella me pengesa e vështirësi dhe thekson se gjatë atyre viteve të paraluftës “Syrin e shikuesit do ta përcjellin portreti monumental i Skënderbeut në shumë variacione pikturave-skulpturore me titullin “Kontinuitetet  historike”, pastaj “Jam shqiptar – A. Moisiu”, “Rroj” dhe sidomos cikli “Peizazh me shqipe”, “Mesazhet bogdaniane”, “Natyrë e vdekur”, “Loja e përmortshme”, “Këtu është devotshmëria”, “Erosi” e të tjerë  që po ashtu, përbëjnë faza e cikle të krijimtarisë së Idrizit.”

Image
Këta katër intelektual janë boshti i mbajtjes gjallë të aktiviteteve kulturore- jo vetëm në komunën e Klinës, por edhe në Kosovë dhe me larg

Vëllamëria sipas artit: shpirti analitik eseistik dhe muza e pikturës Pjesa e dytë “Rrugëtimi jetësor e pikturat me Drinin e Bardhë” përbëhet nga ese, artikuj, reportazhe, kronika dhe informacione kushtuar veprimtarisë figurative e kulturore të  piktorit Idriz Berishës.                                  

Esetë, trajtesat dhe shkrimet me karakter prezantues, përshkohen nga vëzhgimet e mprehta e të holla të  Buzhales

Aty Prend Buzhala përfshin edhe pjesë nga jeta në arsimi e Idriz Berishës. Jepen kronika e informacione nga ekspozitat figurative të Idriz Berishës që nga viti e shtatëdhjetë e treta  e këndej në Kosovë, në Shqipëri, në Zvicër,në Francë etj. Janë shkrime që autori Buzhala i ka botuar si të tilla në shtypin tonë. Po ashtu, disa shkrime si “Agimet e qytetërimit  shoqata gjithë shqiptareve për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore , “Fletëza lufte reportazh, kalkare shqiptare të zhvendosjes”, “Bajoneta serbe mbi pikturën,  “Arti ushtarak dhe armëtarët UÇK Arkeologët nga Tirana e Prishtina  hulumtojnë lashtësinë  trashëgimisë së lashtë në komunën e Klinës, “Emri i komandantit – Rojë e mburojë nderi”  në Klinë - e të tjera  janë dëshmi e veprimtarisë së këtij piktori që ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në komunën e qytetin e Klinës, po edhe më gjerë. Po veçojmë edhe dy shkrime mjaft domethënëse e që flasin për gjurmët e thella që ka lënë piktori nëpër kohë. Këto shkrime janë: “Idriz Berisha, nëpër dekada në shoqëri me Skënderbeun” e që ligjëron për pikturat e portret e shumta që ky piktor i kë bërë kësaj figure nëpër dekada, duke stolisur shkolla, ambiente familjare dhe institucionale, si dhe shkrimi “Pikturim  i Nënës Terezë, një monument.  Libri ka dhe një dokumentacion të pasur foto piktura dokumentacion ku përfshihen katalogë, vlerësime, artikuj gazetash, fotografi autoriale me rëndësi. Libri me titullin “Shenjat figurative të amësisë” përmban edhe këtë fragment: “Kudo që të dalin përpara prangosje të reja, aty shpërthen stuhia me zemërimet testamentare, për të mos prekur në  truallin dhe  në shenjat etnike të amësisë e të muzës së pikturës.” Me të drejtë autori thekson se për Idriz Berishën piktura është një hyjni e gjallë. Se muza e pikturës është e paprekshme dhe të pa zhdukshmit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat