Do të fluturoja

Kultura

Do të fluturoja

Nga: Jan Kosova Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

U ktheva unë sonte deri në fillimin e poezisë

Shumë paskam shkruar më çuditi edhe mua

Sa shumë i kam shkruar deri sot dashurisë

E ende nuk paskam thënë sa duhet " të dua"

Herë për dashurinë e zemrës  nga Dardania

Herë për bukurinë e luleve, shpirtit jetë i japin

Herë për krahët e thyer, larg bjeshkëve të mia

Zemra merr frymëzimin, vargjet marrin hapin

 

Do t'i kisha riparuar edhe krahët e mi të thyer

Ose edhe krejt pa krahët e mi do të fluturoja

Mllefin e mëngjesit në dashuri e kisha kthyer

Dhe me poezinë time prap nuk do të ndaloja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat