Kur bashkohen artistët Kosovë - Shqipëri

Kultura

Kur bashkohen artistët Kosovë - Shqipëri

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:12
Kur bashkohen artistët Kosovë - Shqipëri

Panoramë e jashtëzakonshme, së bashku figurat e artit Kosovë – Shqipëri! Në Koloninë, që u organizua në Therandë nga shoqata e artistëve ‘Naim Bekteshi”, ka qenë atmosferë e shkëlqyeshme.

Në koloni morën pjesë, si prof. Hajrush Fazliu, drejtori i muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj, pastaj Marjana Gongjabeliu (Shqipëria), Mustafa Arapi (Shqipëria), Skënder Idrizi, Arjeta Selmani, Pranvera Sylejmani, Genc Bekteshi, Refki Gollopeni, Fehmi Hoxha etj.

Image

Pranvera Sylejmani e Arjeta Selmani 

Artistët pikturuan personazhe të kohës së kaluar e të tashmes.

Image

Pa dyshim se ka qenë një ngjarje domethënëse dhe herë – herë solli emocione të pakufishme për nga mënyra e trajtimit të shumë temave që kanë të bëjnë me botën e artit sidomos ishte një përvojë më ndryshe për artistet e reja. Artistët e dy shteteve shkëmbyen përvoja e tyre në koloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat