Anulohet premiera “Hamleti simbas Horacit”, lëndohet aktori kryesor i shfaqjes

Kultura

Anulohet premiera “Hamleti simbas Horacit”, lëndohet aktori kryesor i shfaqjes

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:19

Për shkak të lëndimit të aktorit Shkëlqim Islami në rolin kryesor të shfaqjes “Hamleti simbas Horacit”, me regji të Ilirjan Himajt, kjo shfaqje e paraparë ta ketë premierën sot më 16 prill, është anuluar.

Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovës, të cilët në një njoftim kanë thënë se kjo shfaqje pritet të vijë me premierë përgjatë muajit maj.Të nderuar artdashës dhe publik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Me keqardhje ju njoftojmë se për shkak të lendimit të aktorit në rol kryesor, Premiera “Hamleti simbas Horacit” e planifikuar të mbahet me 16 Prill (e hënë) si dhe reprizat me 17.19 dhe 25 do të anulohen. Duke shpresuar në shërimin sa më të shpejtë të aktorit dhe rikthimit të tij në skenë, kjo shfaqje pritet të vijë përpara publikut gjatë muajit Maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat