Java e “Trojeve të Arbrit” këtë vit nisë në Prizren

Kultura

Java e “Trojeve të Arbrit” këtë vit nisë në Prizren

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:55

Në Prizren do të mbahet një akademi shkencor dhe promovuese lidhur me librin më të ri enciklopedik “Kryengritja e përgjithshme shqiptare kundër osmane e vitit 1912”, nga Muhamet Shatri. Kjo akademi promovuese dhe shkencore do ta hapë javën e “Trojeve të Arbrit”.

Java ‘‘Trojeve të Arbrit” për një javë do të organizoj një akademi shkencore dhe promovuese, një sesion shkencor të veçantë dhe një sesion të madh shkencorë në Lezhë.

“E zgjodhëm pikërisht Prizrenin, qytetin e lashtë dhe historikë të Besëlidhjeve Shqiptare për ta filluar në këtë mënyrë punën tonë organizative dhe shkencore. Punë që po vazhdon tash e katërmbëdhjetë vjet më radhë, e që sivjet do të jetë shumë me e ngjeshur se viteve tjera për shkak te vitit jubilar të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, tregojnë organizatorët.

Ndërsa tutje thonë se autori i librit, Muhamet Shatri në këtë librin që do jetë nisës i kësaj jave, ka arritur të japë një pasqyrë reale të ngjarjeve historike dhe kryengritjeve shqiptare kundër osmane, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Për këtë libër që ka një vëllim të përgjithshëm shkencor prej gjithsejtë 962 faqesh do të flasin pesë historianët më eminentë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Gjithashtu nuk do të lihet anash pa u përfshi edhe kontributi atdhetar, shkencorë dhe organizativ i Muhamet Shatrit tash e pesë dekada në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata ‘‘ Trojet e Arbrit” do të mbahet më 27 korrik duke filluar prej orës 16:00 në sallën e Shoqërisë Kulturore ‘‘Agimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat