Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka shkruar se fondacioni Ibrahim Kodra, me qendër në Lugano së shpejti do të fillon ndërtimin e muzeut “Ibrahim Kodra” në Prishtinë ku do të ekspozohët një numër i madh i veprave të tij.
Pacolli ka shkruar në facebook se sot mbushën 100 vite nga kur lindi piktori dhe veprimtari i madh shqipëtar Ibrahim Kodra.
“Për shkak të ideologjive, shumë ishin ata që e injoruan por ishin edhe ata që rrinin afër tij. Jam i lumtur që pata fatin të qëndroj afër në vitet e fundit të jetës së tij. Ibrahim Kodra, padyshim mbetët një prej figurave më emblemetike të kombit tonë”, ka shkruar ai.