“Viganët e maleve” shfaqet në Shkup, pjesë e kastës edhe dy aktorë shqiptarë

Kultura

“Viganët e maleve” shfaqet në Shkup, pjesë e kastës edhe dy aktorë shqiptarë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:47

Shfaqja teatrore “Viganët e maleve” me autor Luigi Pirandello dhe në regji të Paolo Magelli do të prezantohet edhe në Shkup.“Viganët e maleve” ku luajnë edhe aktorët nga Maqedonia Xhevdet Jashari dhe Fisnik Zeqiri do të shfaqet në Teatrin Nacional të Maqedonisë më 26 dhe 27 prill me fillim prej ora 20:00.

Krahas aktorëve Jashari dhe Zeqiri, në shfaqje luajnë edhe aktorët: Valentina Banci, Mirko Soldano, Eniko Blenessy, Giuseppe Nicodemo, Daniel Dan Malalan, Mauro Malinverno, Boris Kuçov, Doroteja Nadrah, Riçard Hladik dhe Silvia Torok. Dramaturge është Zheljka Udoviçiq Pleshtina, muzika nga Ivanka Mazurkijeviq dhe Damir Martinoviq Mrle, skenografia nga Aleksandra Ana Bukoviq dhe Lorenzo Banci, kostumografia nga Manuela Paladin Shabanovi?, dritat nga Dalibor Fugoshiq, kurse asistente regjie është Barbara Babaçiq.

Shfaqja “Viganët e maleve” që u dha premierë më 2 shkurt në teatrin “Ivan Zajc” është bashkëpunim ndërmjet teatrove nga Maqedonia, Kroacia, Italia, Sllovenia dhe Rumania , si pjesë e projektit “Rizbulimi i Evropës”, e financuar nga Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat