Austria ia dhuroi 2 mijë tituj të librave Universitetit të Prizrenit

Kultura

Austria ia dhuroi 2 mijë tituj të librave Universitetit të Prizrenit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:20
Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj dhe donatoret nga Qeveria austriake

Universiteti i Prizrenit ka pranuar një fond prej 2 mijë titujsh librash nga Qeveria austriake, si dhe një numër të konsiderueshëm të profesorëve që kanë ligjëruar në UPZ.

Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj ka falënderuar për këtë dhe bashkëpunimin e përhershëm me qeverinë austriake në fushën e arsimit, ambasadorin austriak në Kosovë Gernot Pfandler gjatë një takimi të mbajtur sot në Prizren.

“Rektori Vataj shprehi nderin dhe kënaqësinë që pret në takim ambasadorin e një shteti që ka mbështet Kosovën në shumë procese të rëndësishme dhe ka dhënë mbështetje të madhe për themelimin dhe zhvillimin UPZ-së. Ai falënderoi ambasadorin për sjelljen e profesorëve dhe për dhurimin e një fondi të konsiderueshëm të librave, duke shprehë zotimin se së shpejti në UPZ do të formohet këndi austriak”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti” të dërguar për media. 

Në të njëjtin njoftim thuhet se ambasadori Pfandler theksoi se bashkëpunimi mes UPZ-së dhe Ambasadës së Austrisë në Prishtinë ka dhënë  frytet e veta duke theksuar mbështetjen e UPZ-së përmes donacioneve të ndryshme, si me kuadro përmes OEAD, dhurimin e një fondi të konsiderueshëm të librave, etj.

”Donacionet e tilla kërkojnë partner serioz dhe realizmi i tyre nuk do të ishte i mundur pa një menaxhment të këtij niveli që e ka UPZ me kuadrin përkatës”, theksoi Ambasadori i Austrisë. Ai shtoi se lektorja austriake në UPZ, Martina Dreshter ka marrë një iniciativë për grumbullimin e librave për UPZ-në, duke sjellë mbi 2 mijë tituj”, citohet të ketë thënë ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat