“Fushata e pajtimit të gjaqeve 1990-1991”

Kultura

“Fushata e pajtimit të gjaqeve 1990-1991”

Më: 25 prill 2018 Në ora: 09:47
Ekspozita do të hapet më 25 prill

Iniciativa për Histori Gojore organizon ekspozitën “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve”. Kjo ekspozitë vjen si përmbyllje e hulumtimit dyvjeçar të iniciativës për të njëjtën temë. Hulumtimi është fokusuar në ngjarje dhe kujtime të treguara nga protagonistë të kampanjës - ish të rinj të burgosur politikë, klerikë të besimeve të ndryshme, shkrimtarë e studiues. Qëllimi i hulumtimit ka qenë regjistrimi i kësaj përvoje unike e cila ka ndodhur në Kosovë në fillimet e regjimit shtypës të Millosheviqit.

Fushata për Pajtimin e Gjaqeve ka qenë thirrje për pajtim dhe unitet ndër shqiptarët e Kosovës në kohën kur fajet për vrasjet e protestuesve shqiptarë nga ana e policisë serbe nëpër protestat e shqiptarëve kundër shtypjes së regjimit, iu mvisheshin shqiptarëve nga propaganda e atëhershme serbe, nën pretekstin se gjoja policia nuk po i vret shqiptarët, por ata po i shfryzojnë trazirat për të “qëruar hesapet” mes vete.

Erëmirë Krasniqi, udhëheqësja e hulumtimit, ka punuar në konceptin kuratorial të ekspozitës “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991”. Koncepti i ekspozitës përdorë tregimtarinë si parim organizativ dhe huazon struktura narratologjike nga intervistat që bazohen në metodologjinë e historisë gojore. Koncepti kuratorial i ekspozitës Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991 vë në qendër praktikat imateriale, dijen e cila është intimisht e lidhur me kujtesën, dhe si e tillë trajton një histori e cila ka lënë fare pak apo aspak objekte materiale.

Ekspozita do të hapet më 25 prill (19h00)  në Galerinë e Arteve në Pejë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 21 maj, 2018.

Kuratore dhe hulumtuese: Erëmirë Krasniqi

Dizajni Grafik: Nita Salihu Hoxha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat