Nuk të dua si më parë

Kultura

Nuk të dua si më parë

Nga: Jan Kosova Më: 28 prill 2018 Në ora: 10:55
Jan Kosova

Letër e laps mbi tavolinë vargje të reja fillova
Nga dritarja shikoj natyrën sa bukur u gjelbrua
Si ta filloj poezinë sot shumë gjatë u mendova
E filloj me ca fjalë zemre, unë Ty shumë të dua

Më janë ngatërruar gjërat, ende fjetur frymëzimi
Një orë kaloj, as një togë fjalësh nuk e mblodha
E nderpreva poezinë nga natyra shkoj vështrimi
"Nuk të dua si më parë",  spontanisht e shkrova

Nuk hjeka dorë sot se duhej edhe strofa e tretë
Edhe nëse nuk kam gjetur,  as dy fjalë dashurie
E "nuk të dua si më parë" është më se e vërtetë
Se të dua më shumë se në fillim të kësaj poezie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat