Vendlindja e komandantit

Kultura

Vendlindja e komandantit

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 maj 2018 Në ora: 11:30
Fatmir Lohja

Politika, me të marrë pushtetin ,pas zgjedhjeve parlamentare, ndërroi drejtorin e institucionit .Si paraardhësit aiu prezantua me shumë energji për reforma të reja. Në tre dekada  e njëtja “qemane”,nisin e nuk mbarojne kurrë. I kërkoi mobilizim kolosal personelit. E theksoi disa herë, se ai që e ndjen veten të paaftë, të jepte dorëheqje, medemek për të mos e vënë në vështirësi sociale. Përsoneli shihte njëri-tjetrin me habi. Nuk kanë dëgjuar as burrë, as grua, as zonjushe, e as djelmosha, që të vetëdeklarohen të  paaftë. E kundërta ndodh çdo sekondë: ”Unë jam më afti ndër të gjithë.”

Komandanti e shprehte vend e pa vend një mani. Kërkonte me përkushtim të ndihmonte vendlindjen. Në institucion gjendeshin edhe dy bashkëvendas me të njëjtin ideal. Për përsonelin kjo kërkesë nuk ishte ndonjë çudi,se edhe paraardhësit, njëri më pak, e tjetri më shumë, i kanë shprehur të njëjtat simptoma. Edhe për moralin nuk ka ndonjë shkelje. Të bësh për vendin tënd nuk është keq.

Në një ditë të bukur vjeshte, sëbashku me dy bashkëvendasit, mori në grup punë edhe dy ekonomistë të aftë, për të shkuar në vendlindje,për t’i prekur gjërat me dorë në vend. Shefi me gruan në makinën e re shtetërore, grupi i punës me makinë  të vjetër private nga pas. E vjetra nuk mundi ta ndiqte rrotë më rrotë të renë. Mërzitjen e  vonesës, shefi e shrehu qartë pa u futur  në bashki.

Në bashki i pritën me ceremonira të mëdha.Të gjithë të ftuarit e shprehnin gëzimin e ardhjes së djalit të tyre. Pas puthjeve, rrokjeve, takimit të duarve, kryetari i bashkisë , i vuri në dijeni për jetën në vendin ku administronte. Ekonomistëve ju ra në sy , se të pranishmit sikur po i  dëgjonin  për herë të parë  mrekullitë, që Perëndija ju ka falur me bujari  . Me entuziazëm u  deklarua se është vendi më i bukur në glob,prandaj turizmi, si lulet në pranverë, duhet të shpërtheje në të gjitha anët. Në mbyllje, kryetari i bashkisë kërkoi para nga qeveria, për të arritur të vërë në jetë planet e hartuara nga vendasit.

Bukuritë natyrore me gjendjen ekonomike të qytetarëve janë në konflikt të ashpër atangonist e joantagonist. Nga katërmijë familje gjithsejt, me ndihmë sociale trajtoheshin dymijë e dyqind. Kryetari I Bashkise i kërkoi birit të tyre, që të ndërhynte në qeveri, që ato të shkonin mimimalja  në dymijë e pesëqind familje.Këtë detyrë ,shefi nga kryeqyteti , e mori përsipër me shumë dëshirë. Mëpas u renditen kërkesat e shumta. Fol të pranishmit, shkruaj grupi i punës i ardhur nga Tirana. Sa kanë folur karriget dhe tavolinat, kanë folur dy ekonomistët,  Dani e Ladi.

Erdhi edhe dreka e shumëpritur. Nga bashkija ajo ishte shtruar në një hotel restorant, buzë lumit me ujë të kthjellët e të freskët .Reklamohej për gatime  tradicionale  dhe ushqime bio të zonës. Meqë ishte afër, levizën në këmbë. Binte në sy se kryetari i bashkisë dhe shefi i ardhur nga Tirana, ishin më të entuziazmuarit  nga të gjithë. Nuk lanë kalimtar pa i tokur duart.

Objektin nuk mund ta emertoje as tradicional,e as modern.Në projektim   vetëm arkitektet nuk ishin pyetur. Dukej se pronarët më shumë kanë dëgjuar  kërkesat e klientëve. Shto ujë, e shto miell, në muret me gurë, dërrasa, tulla ishin varur nga zilkat e bagëtive deri te televizorët  plazma.Lokali shërbente edhe për dasma.Aq i madh është,sa dyqind dasmor mund të ushqeheshin dhe të kërcenin për shtatë palë qejfe. Në atë të mërkure,përveç të ftuarve të kryetarit të bashkisë, asnjë klient tjetër nuk bënte xhang-xhing.Të ftuarit u shtrunë në dy tavolina të mëdha rrethore. Në mes të dyjave u shtrua një tavolinë katrore për dy çiftet e prijseve. Të gjithë sëbashku  mund të bëheshin rreth tridhjetë veta.

Tavolinave po ju thyheshin këmbët nga mbingarkesa e ushqimeve dhe pijeve.  Mbi to qëndronin edhe mallrat e zonës, por edhe produkte të  ardhura nga shumë larg. Zona për “traditë”, na paska  edhe djathin Danez, edhe biftekun Hamburg!? Një dixhej ndezi muzikën në kupë të qiellit. Kërcimin e hapen çiftet e tavolinës katrore. Të pranishmit  festonin të bindur se djali i tyre i mirë,do ta nxirrte zonën në dritë.

Dani me Ladin  zunë vend përbri njëri-tjetrit, te tavolina e dytë. Ladi dukej më i lodhur. Dani nuk po e merrte vesh se nga i vinte ajo mungesë freskije, ndoshta nga; mosha ; rruga e gjatë dhe e keqe; makina e vjetër.

Ke qënë ndonjëherë tjetër në këto anë?- ju drejtua  Dani  Ladit,me qëllimin për ta zgjuar.

Shumë vite më përpara, kam pasur një drejtor, birë të kësaj anë.Ishte merakli i dashit të pjekur në hell.Meqë isha i ri ,dhe nuk flisnja,më ka marrë disa herë me vete, -e sqaroi Ladi.

A i dallova ndryshimet me ardhjen e demokracisë?

Më ranë në sy ndryshimet e mira edhe të këqija, - dhe Ladi ndezi cigaren.

Në demokraci sheh ndryshime për keq!?Unë e di se nuk je nostalgjik i  komunizmit,- e gërgiste Dani,që të mos binin në sy  si guakë .

Ju a ndërprisin bisedën herë pas here vendasit. Afroheshin për të ngritur dolli ,por edhe për të bërë prezent hallet e tyre. Ladi për qejfë ka rakinë,por vendasit ,me bujari i mbushën edhe një gotë vere, e një birre .Meqë as  nuk i hahej , e as nuk i pihej,dollitë i priste  me të cilën pije vinin të pranishmit.

Fole një fjalë!- e cyste Dani - Ladin.

Për çfarë të flas? Vendasit vijnë tek ne dhe na qajnë shqetësimet  . Çfarë kemi në dorë unë edhe  ti, për të zgjidhur hallet e tyre? E shoh që i dërgon kryetari i bashkisë. Shihe! Xhaketën e ka  në ngjyrë bezhë, këmishën bojëqielli, ka mbërthyer fytin me kollare në ngjyrë të lules së shegës. Unë nuk do ta bëja kurrë këtë kombinacion.

Mos na bëj të flasim!- dhe  Dani bënte kinse nuk donte të fliste.

Çfarë do me fol?

Jam i bindur se edhe fytyrën e kryetarit, pa asnjë muskul, nuk do ta pranoje as për maskë.

E kapi lirshëm.  Birra  i doli nga hunda.Qeshte me të madhe, sa ra në sy edhe te  të pranishmit. Disa erdhën për ta ndihmuar,e disa të tjerë donin të dinin pse qeshte me shpirtë. Pas pak erdhi në formë. Vuri gotën e rakisë përpara, se  po i pëlqente jashtëzakonisht shumë. Biramelët nuk shqiteshin, se donin të dinin pse qeshi me zë të lartë. Dani e këshillonte në vesh, që këtë “dosje” të mos e hapte përpara dhjetë viteve.Ladi me qetësi i kujtonte se edhe ai është babë me fëmijë, të pa dalë në jetën e tyre. Ju tregoi një barcoletë të vjetër , sa për t’u shuar kureshtjen.

Sa më shumë i largohej mjegulla e mërzitjes Ladit ,aq më pranë i vinin energjitë dhe humori. Çasti më fatlum qe, kur dy prijsit lanë gratë te tavolina katrore, dhe me gota në duar erdhën e ngritën dolli  edhe me dy ekonomistët. Shefi i  po i ngrinte në qiell, në sy të kryetarit të bashkisë. Danit nga kënaqësia i kruhej koka, ndërsa Ladit i kujtoheshin historitë e vjetra. Në fund shefi e mbylli,se me ndihmën e dy ekonomistëve, ndër më të mirët në vend,vendlindja  do të shkonte e sigurtë nga fitorja në fitore.

Shefi paska qënë  i informuar për gjithçka. Për ishdrejtorin e Ladit, deklaroi haptazi se e ka mik më shumë se ai.E këshilloi që ta shetiste Danin nëpër qytezë, meqë e kishte vizitën e  parë. Kur  gotat u zbrazën me fund,shefi u komunikoi,se nga mikpritja e vendasve,të nesërmen do të ktheheshin në kryeqytet. Ju rekomandoi të shihnin muzetë, koncertin folklorik në darkë.I urdhëroi të mirrnin sa më shumë informacion për traditat heroike e kulturore të zonës.

Nuk e dija se paska kaq shumë respekt për ne ,- i tha Danit Ladit,pasi u larguan prijsit.

Sot na shprehen dashuri maksimale ,- e nisi Ladi duke pirë raki,me pak meze e cigare ndezur.- Ti’ pashë llapat e veshëve që t’u ngriten lart nga kënaqësia. Thonë ,se…  dardha e ka bishtin prapa.Nga kjo arsye,kur fliste prijsi, ti nuk më vure re ,kur  llapat e veshëve i mbulova me të dy duart.

Nuk po të kuptoj?

E shoh, që nga lavderimet e çastit, po fluron mbi re.Me i sigurtë je kur qendron me këmbë në tokë.

Të zuri rakija?- e pyeti Dani i shqetësuar.

Do të kisha shumë dëshirë, por më esulloi shefi i ynë.

Danit nuk i rrihej deri sa ta merrte vesh se ku do të dilte Ladi. Kur erdhi demokracija, ishdrejtori i kishte treguar Ladit,pse   merrte shpesh në vendlindje ,dhe pse e lavderonte aq shumë në sy të tyre. Disa vendasve  ju qe mbushur mendja se Ladi qe magjistar.Me shkopin magjik u zgjidhte çdo shqetësim.Ka pasur raste, kur është kthyer në shtëpi nga sherbimi, gjente pas derës   vendasit e kësaj zone.Si në atë botë,edhe në këtë kohë, Ladi ekonomist i thjeshtë ka qënë, pra ka pasur  vetëm  çelsat e kashtës në dorë. Nga kjo eksperiencë qe mërzitur, sapo  mori urdhërin për të ardhur në  atë zonë.

Dani po e ndiqte folësin, me përqendrim maksimal, sikur po shihte në skenë ndonjë tragëdi Shekspiriane. I bënte pyetje të njëpasnjëshme, për të marrë vesh se ku do të dilte ai. Ladi rastin e shpjegonte si fenomen sanduiç, që nuk e di nga i merr  lavderimet, dhe goditjet. Për ta kthjelluar Danin,ja krahasoi rastin me  njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Edhe sot, opozita vjell vrerë,kundra qeverisë, sepse ajo ka prerë në besë aleatin stretegjik, Amerikën,duke u vënë në krah të Europës.

Ladi e parashikonte se atë ditë do të nderoheshin nga vendasit.Duke qënë i bindur, si nga kërkesat që u bënë në bashki, edhe në lokal, shumë prej tyre shkonin deri në absurditet. Edhe për ato kërkesa,  që ai mendonte se ata kanë nevojë për ndihmë, sektori ku punonin nuk i përfshinte në detyrat e tyre. Meritat, që ju jepte shefi, ishin thjeshtë një farsë . Do të vinte një ditë, këtë Ladi  nuk e parashikonte larg, apo afër,se nuk e njihte mirë shefin ,do të jepej llogari për premtimet e dhëna në popull. Meqë nentëdhjetë përqind e kërkesave  dhe premtimeve janë në absurditet ,natyrisht nuk do të realizohen.

A e  ke menduar se ku do ta shkarkojnë përgjegjësinë?- e pyet Ladi Danin, i tëri në hutim.

Çfarë më intereson se kush do ta mbajë përgjegjësinë? Sektori ynë nuk i trajton këto çeshtje,- u përgjigj i vendosur Dani.

Mua edhe ty do të na lënë fajin në derë. Sot na lavderuan në maksimum , për të na shitur nesër sa më lirë.

Ti je i lajthitur.

Po ty të zgjuarit, a të ka shkuar ndërmend t’i bësh pyetje vetes: “Pse vendasit nuk i adresojnë  kërkesat te bijtë e tyre,por te ne?

Meqë Dani donte fakte, sepse nuk mund të mbaheshin premtimet e asaj  dite, Ladi e filloi që nga premtimi i parë,i dhënë me solemnitet  në bashki.U miratua me entuziazëm  ,se është vendi më i begatë në glob dhe turistët e huaj nuk i zë gjumi i natës  pa e parë atë mrekulli.Në vitet nëntëdhjete,të shekullit të kaluar, zona ka pasur tetëmijë familje ndërsa sot ka katërmijë,nga të cilat dymijë e dyqin  me ndihmë ekonomike. Vendet e begata janë burim mirëqënje për banorët . Kur ka mirëqenjë nuk ka as migrim e as emigrim. Njerëzit shpërngulen  nga njëri vend në tjetrin për jetë më të mirë,e jo për më të keqe. Sipas shifrave zyrtare,po të llogaritet edhe shtimi natyror  i popullsisë,i bie se mbi gjashtëdhjetë  përqind e banorëve  e kanë  e  braktisur vendlindjen. Në një anë deklarohet se nuk kanë krah punë për turizmin, në krahun tjetër kërkohet rritje e  numrit të familjeve për ndihmë ekonomike!? Çilej Ladi e zymtohej  Dani.

Meqë mbi gjashtëdhjetë  përqind e popullsisë e ka braktusr vendin,dhe mbi gjashtëdhjetë  përqind e tyre, që kanë ndenjur ,janë me ndihmë ekonomike,ti do të thuash që këto janë popull dembel?- pyeti Dani.

Po e thua ti, - i ndënji gati Ladi.- Por fatkeqësisht ke të drejtë.

Çfare kam të drejtë?

Për konkluzionin shkencor që the më përpara, - dhe Ladi vazhdonte të pinte raki me oreks.

E  don troç! Unë habitem se si rrojnë  në këtë vend!?

Fatkeqësisht tani nuk shprehe mendim shkencor, prandaj nuk mund të jap të drejtë.

Ladi u mundua t’i shpjegonte Danit, se pyetja e tij nuk është as e zgjuar,e as e ndershme.I  ardhuri futet në mënyrë absurde në  dëshirat e vendasve,duke I ngacmuar qëllimin e jetës.Të duash vendin tënd është një koncept sa mitik edhe bashkëkohor.Mbi këtë arsyetim lidhet e shkuara me të tanishmen,mbi të cilën është ngritur tradita kulturore, e cila i dallon   kombet, shtetet nga njëri-tjetri. Turistët, nuk është e vertetë që pëlqejnë çdo vend që gjezdisin.Ata shëtisin  për shplollje, dhe për eksperienca përsonale.Atë që pëlqejnë me shumë,i  rikthehen me kënaqësi.

Pra , të duash vendin tënd nuk është se i lanë duart,vetëm duke e lavderuar, - e mbylli ligjeratën Ladi.

Koka zë morra me duar të papastra, - e cyste Dani.

Morrat nuk hiqen me diditi,si dikur,por me pastërti e qethje të shpeshta. Në fillim më pyete se çfarë pashë më keq se dikur.Gjatë udhëtimit më ra në sy ,se  vendasit kanë qethur pyjet dhe ju levrojnë parazitet në tokat bujqësore.

Edhe rruga  është keq.

Rruga e tanishme është e asfaltuar.I ka ca gropa,ku makina tronditej bajagi mirë. E vjetra nuk ka pasur një centimetërkatror me asfalt, ndonëse   deklarohej se me bitumin tonë shtrohen rrugët e Parisit.

Si mendon të dalim nga kjo situatë ?- e pyeti Dani me sinqeritet.

Të jemi të ndershëm me profesionin tonë.Të mos premtojnë si politikanët ,përpara se të marrin çelsat e pushtetit, gjithfarë rrenash, që ju vinë në mendje atyre e banorëve.
E si?

Të mos premtojmë, por t’i këshillojmë me sinqeritet zgjidhje sa më të mira ekonomike në dobi të tyre.T’i bindim se me punë arrihet gjithçka. E kam ndarë mendjen.Do t’u them troç se në kryeqytet nuk më pyet askush. E di që nuk do të lavderohem sot, por jam  mëse i sigurtë se nuk do të shahem nesër.

Kur në sallë kërcehej hip-hop, pranë tyre, me gotë rakije në dorë , erdhi  pronari i lokalit, një mesoburrë me shtat e mustakë të gjatë. Shprehte siguri në vetvete. Në një letër të bardhë  kishte renditur shqetësimet  e veta. Meqë nuk i besonte askujt, ishte i bindur se kërkesat e tija do t’i qeronin,si amvisja melin në oriz, dy ekonomistët,me famë kombëtare.I pari i lexoi Ladi,më pas Dani. Meqë kërkesat ishin të shumta, për t’u mbushur me frymë,e ndanë punën.Ladi do të merrej  me  pyetjet teke, ndërsa Dani  me çiftet.

I fillonte kërkesat,se me çdo kusht,  një djalë ta vishte polic në kryeqytet. Midis budallallëve të tjera, kërkonte që tërë fisin ta fuste në ndihmë ekonomike.E mbyllte me urdhër ndaj   qeverisë, që  të investonte në sistemin  vaditës, për pesë dylym tokë ,që i dispononte me tapi. Për njëgjysëm ore, u munduan t’i jepnin zgjidhje të gjitha halleve të  tija.Pronari qendronte si buf i lollur.

Nuk e kuptova? Çfarë morët përsipër ju të ma zgjidhni në Tiranë? - i pyeti kur u bind  se dy ekonomistët nuk e kishin ndërmend të flisnin më.

Ne morëm përsipër t’u shpjegonim ekonomikisht se cila rrugë është në leverdinë tënde, - ju përgjigj Ladi.

Pra, ju djalin nuk do të ma vishni polic?

Nuk kemi asnjë lidhje me policinë e shtetit, - u fut Dani me qetësi.- Po ta them troç ,i kam zët policët rrugorë që më ndalojnë për kot,në mes të rrugës .Të morëm përsipër,se sa të shkojmë në Tiranë, do të marrim informacion se kur hapet ,dhe sa kushton shkolla e kuliranisë. Ju keni nevojë për guzhinjer specialist , sepse ushqimet o janë të pa bëra,ose janë  djegur.

Edhe xhaxhai ma ka dhënë këtë këshillë,-  foli duke u menduar pronari. Nuk e kuptoj? Ai pa shkollë, ju me stërshkolla, dilni në një konkluzion!Ka diçka që nuk shkon.Të them se nuk ma doni të mirën,nuk e them dot. Jam mëse i bindur se xhaxhai më do shumë. Ju nuk keni ndonjë arsye të më orjentoni keq, sepse është hera e parë që takohemi . Tradita nuk është ruajtur nga shkolla, por nga këshillat që janë transmetuar  nga brezi në brez, - u mundua ta kthjellonte Ladi.

Ju,  o jeni   burra të mençur shumë,o nuk keni burrëri aspak.Bëra gabim që e futa në këtë vorbull xhaxhanë.

E harruam, - i dha kurajo Dani. - Nxirri çfarë ke brënda se ndihmon veten edhe ne!

Çfarë të them ?Ju më këshilloni për farefisn mos të kërkoj ndihmë ekonomike,por t’i marr në punë këtu, duke e hequr një herë e përgjithmonë  lodhjen për të gjetur punëtor anëkënd. Në fund më rekomanduat , se më bie më lirë, e më mirë, të blej një pompë uji ,e ta instaloj pranë lumit,se sa  të vërdallisëm në zyrat e shtetit,për të më instaluar sistemin vaditës.Do të mendohem shumë për të marrë një vendim. Ende nuk e kam vendosur. O do t’u kemë shokë krykreje, ose do ju mallkoj brez pas brezi.

Në asnjërin variant nuk të ndihmojme dot, - e qesëndisi Ladi.

Nuk i pëlqeu përgjigjja. U transformua nga i zhdërvjellët në akull. Seç murmuriste  me nervozizëm, në dialekt .Mimika e fytyrës  i ndërronte nga ngërdheshje në kërcitje të nofullave,nga buzëqeshje në tkurrje të vetullave. Ekonomistët ndjenin frikë, por edhe  keqardhje për atë.

Rradakja i punonte me intensitet. ”Nuk më ndihmojnë as t’i kemë miq, e as armiq!?Me rakinë e mirë kam gjynjëzuar burra shteti në këto karrige e tavolina. T’i nxjerr jashtë me përdhuni.  Janë burra me  thinja në kokë.Edhe xhaja më kundërshton, por nuk më ka shkuar ndërmend të vë dorë mbi atë.” Mprehtësia natyrore , traditë e zonës,e pyeste:”

Pse? Çfarë ke me dy zotërinjët e nderuar? Kush jete ti , që i ndanë klientet  në burra,apo në të paburra? Je një ishbujk i shkathët, që ke ndërtuar një hotel restorant  , më të madhin në zonë,me mundime të shumta  e para  droge.

Jeni klientët e parë që nuk më premtoni diçka, -e nisi ngadalë dhe me emocione frenetike. –Zotërinj, në fillim përgjigjja e juaj më ra si sëpatë pas koke. Më hutoi. Më turbulloi në arsyetim. Kur u forcave fizkisht, m’u mbush mëndja t’u nxirrja nga lokali. Më vonë, filluan të më vinë mendtë. Ju keni shumë të drejtë me përgjigjen që më dhatë.Kush jam unë që i ndaj me shpatë të mirët nga të këqinjët, dhe të përcaktoj  marëdhënjet në mes njerëzve? Përgjigjja ekesaj  pyetje me qetësoi. Në këto karrige,  sa më kanë premtuar, e sa janë harrua, aq të mira paça.  Edhe unë dua t’u jap një këshillë, po deshët degjojeni, po deshët mos e degjoni. Po ju a them me shpirtë. Na gënjeni pak, se edhe ne na vjen lezet! E keni të shkruar në letër, por asnjëri nga ju nuk e lexoi.Çfarë do ju  gjente, nëse  më premtonit, se do  të më prenotonit lokalin për dasma?Asgjë. Ju nuk ma premtuat, por po ju tregoj si burrat, se sa të ikni ju nga këtu, do ta hap fjalën në tërë krahinën se :”Lokali im filloi të prenotohet për dasma edhe nga Tirana.”- dhe u largua duke qeshur, se ju duk vetja tëpër i zgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat