Vdes publicisti dhe studiuesi i folklorit, Halil Kajtazi

Kultura

Vdes publicisti dhe studiuesi i folklorit, Halil Kajtazi

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 10:01
Halil Kajtazi

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 83 vjeçare,  ka ndërruar jetë mbledhësi dhe studiuesi i folklorit, shkrimtari dhe publicisti, veterani i arsimit dhe atdhetari i shquar shqiptar  Halil  (Veli) Kajtazi.

Ai lindi në vitin 1935 në Vitak të Drenicës, ndërsa që nga viti 1951 jetoi dhe veproi në Prishtinë.

Kajtazi la pas vetës mbi 34 vepra të botuara nga lëmi i folklorit, prozës dhe poezisë.

Varrimi  i të ndjerit bëhet sot  në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat