Mbahet takimi letraro-artistik "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu"

Kultura

Mbahet takimi letraro-artistik "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu"

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 07:22
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Sot në Kishën “Shën Abrahami” në Llapushnik, mbahet takimi letraro-artistik dhe shpirtëror "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu".

Takimi sivjet është emëruar "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" në shenjë përkujtimi të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.

Kjo ngjarje kulturore ka karakter garues, me ç’rast do të shpërblehen tre vendet e para për poezitë më të mira dhe tre punimet më të bukura artistike që do vlerësohen nga juria profesionale.

Ky është viti i dytë, i këtij organizimi dhe ky takim mëton të jetë tradicional, me qëllim që çdo vit t’i kushtohet personaliteteve  të ndryshme kombëtare, humane etj. që kanë lënë gjurmë në historinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat