Fotografi që rrezikoi Nobelin, edhe zyrtarisht i akuzuar për dhunim

Kultura

Fotografi që rrezikoi Nobelin, edhe zyrtarisht i akuzuar për dhunim

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 19:54
Jean-Claude Arnault

Jean-Claude Arnault përballet me rrezikun për gjashtë vjet burg në Suedi, nëse gjendet fajtor nën akuzat për dhunim.

Fotografi francez, Jean Claude Arnaul, i cili është i martuar me Katarina Frostenson, një nga anëtarët e bordit të Akademisë së Nobelit në Suedi, sot është akuzuar edhe zyrtarisht për dhunim.

Skandali me akuzat ndaj tij tronditi tërë Suedinë dhe mbarë botën e artit dhe shkencës, meqë si pasojë e tij dhe dyshimeve se ai dhe bashkëshortja e tij kishin rrjedhë informacione për fituesit e çmimeve nobel, bëri që këtë vit Akademia të anulojë ndarjen e çmimeve nobel për letërsi. 

Jean Claude Arnault akuzohet për abuzim seksual në dy raste të ndara nga një Prokuror në Stokholm të Suedisë.

Nëse ai shpallet fajtor rrezikon gjashtë vjet burg efektiv.

“Mendoj se provat mbështetëse janë të fuqishme dhe të mjaftueshme për të akuzuar atë”, ka thënë prokurorja Christina Voigt të martën para mediave, raporton “The Guardian”.

Arnault, i cili ka udhëhequr një forum letrar në Stokholm, akuzohet se kishte dhunuar seksualisht një vajzë në tetorin e vitit 2011 dhe sërish në dhjetor të vitit 2011.

“Në njërin nga dhunimet e supozuara ka pasur edhe dhunë”, ka thënë prokurorja Voigt. “Dhe në rastin tjetër, viktima ka qenë në gjumë”, ka treguar ajo.

Policia tashmë ka intervistuar viktimat dhe disa dëshmitarë, si dhe vetë Arnault. Ky i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

“Ai është i shqetësuar dhe i dorëhequr”, ka thënë avokati i tij Björn Hurtig.

“Kjo është totalisht gabim dhe ai është komplet i pafajshëm”, ka thënë avokati i Arnault.

Tetëmbëdhjetë vajza në nëntor të vitit të kaluar e kishin akuzuar Arnault në një gazetë të titulluar Dagens Nyheter për abuzime dhe ngacmime seksuale.

Arnault po ashtu ka qenë i dyshuar se kishte rrjedhur informata në lidhje me fituesit e nobelit për letërsi shtatë herë brenda vitit 1996. Akuza që ai i mohon.  Tre anëtarë të Akademisë së Nobelit tashmë kanë dhënë dorëheqje si pasojë e skandalit.

Në maj Akadamia prestigjioze suedeze njoftoi se ka shtyrë çmimin Nobel për letërsi për këtë vit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat