85 vitet e vrullshme të shkrimtarit Bardhyl Xhama

Kultura

85 vitet e vrullshme të shkrimtarit Bardhyl Xhama

Nga: Sejdo Harka Më: 14 qershor 2018 Në ora: 00:05
Sejdo Harka

Shkrimtari, publicisti dhe “Mësuesi i Merituar” Bardhyl Xhama  ka 85 vjet që bën  një jetë , sa të qetë aq dhe të vrullshme, ashtu si koha dhe dallgët  e trazuara të detit,  buzë të cilit ai u lind , u rrit  dhe punoi e jetoi gjatë. Janë këto dallgë , sa të reale aq dhe metaforike, të cilat kanë bërë që në portretin e tij  të jenë harmonizuar mirë bukuria fizike me atë shpirtërore. Ne kolegët , miqtë dhe shokët e tij të hershëm, në personalitetin  e tij kemi gjetur shembullin e njeriut  puntor dhe tepër komunikues, e njeriut gojëëmbël dhe me shpirt krijues. Janë këto disa nga arsyet që të gjithë ata që e njohin thonë se Bardhylit i ka lezet edhe fjala e ngrohtë, edhe  hapi i ngadaltë , edhe mendja  e shëndoshë, edhe kujtesa e rrallë,  edhe trupi i tij i drejtë si djalë .
Të shkruash për vrullin e jetës së tij 85-vjëçare , ndoshta do të duhen faqe të tëra, por në këto shënime të shkurtëra do të ndalemi në momentet m? t? r?nd?sishme .           
                                                                      
1.Shkollimi dhe puna n? arsim
 
Shkoll?n fillore e kreu në  vendlidje dhe n? Sarand?. Shtatëvjeçaren dhe të mesmen pedagogjike, si degë e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, i mbaroi me rezultate të shkelqyera. Në gjimnazin “Asim Zeneli”, në vitet 1949-1953, ishte pjesëtar aktiv i rrethit letrar të shkollës, ku  merrnin pjesë dhe Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Agim Shehu, Gaqo Veshi, Bekim Harxhi e shumë të tjerë. Poezitë e para i botoi në organet e shtypit qendror qysh kur ishte në shtatëvjeçare.
Në  vitet shkollore ka marrë pjesë aktive në veprimtaritë jashtëshkollore, ?sht? marrë gjerësisht me sport, me teatër, me balet, me kor etj., që i kanë ndihmuar shumë në punën e mëvonshme me nxënës e mësues. Në basketboll , në hendboll dhe atletikë ka përfaqësuar Gjirokastrën në  kampionatet kombëtare të kategorisë së parë, në voleiboll e futboll ka luajtur me Delvinën e Sarandën në kategorinë e dytë.
Për rezultate të shkëlqyera në marrjen e maturës pedagogjike, në vitin shkollor 1953-54, në moshën njëzetëvjeçare,  Ministria e Arsimit e emëron  “profesor matematike” në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, aty ku mbaroi maturën. Ka qenë vit i vështirë dhe i suksesshëm. Ata që kishte shokë, iu bënë nxënës, ata qe kishte mësues, iu bënë kolegë dhe e ndihmuan.
Arsimin e lartë me korrrespondencë në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë – Letërsi Shqipe, e vazhdoi me këmbëngulje dhe e përfundoi me  mbi dy të tretat e notave “shumë mirë”.
Ka dhënë mësim në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Ka qenë drejtor e zëvend?sdrejtor në shkollat e mesme (gjimnaze) të Delvinës e për një kohë më të gjatë në Sarandë,  inspektor i arsimit në  Kom.Ekz. të Sarandës për rreth 5 vjetë si  dhe drejtor i kabinetit pedagogjik të rrethit.
Ka patur marrëdhënie miqësore e korrekte me nxënësit, me kolegët e vartësit, me prindët e qytetarët dhe ka gëzuar respektin e tyre.
 
2.Si gazetar e studiues.
  
 Ka punuar më shumë se 10 vjetë në redaksinë e gazetës “Mësuesi”, në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, që nga viti l969. Në fillim ka qenë redaktor  e më pas sekretar i Kolegjiumit të gazetës.
Si gazetar ka shkruar me qindra artikuj në ndihmë të mësuesve, ku janë shquar artikujt për drejtimin e shkollës dhe për metodat e mësimdhënies e të edukimit.
Nga gazeta “Mësuesi” është transfruar në vitin 1982 e ka punuar për një vit zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor e më pas, për gati 10 vjet në Institutin e Studimeve Pedagogjike si shef  i Sektorit të Gjuhës e të Letërsisë Shqipe.
Në këto vende pune ka dhënë kontribut me vlerë në  hartimin e  programeve e të teksteve shkollore, veçanërisht të gjuhës e të letërsisë shqipe, që nga klasa e parë fillore e deri në maturën e shkollës së mesme.
Gjatë kësaj kohe ka ndjekur e kryer shumë studime shkencore, si për leximin letrar në shkollën tetëvjeçare, për lidhjen e gjuhës me letërsinë në shkollat e mesme, për rolin kualifikues të kabineteve pedagogjike të rretheve, për metodat e mesimit etj. Me bashkëautor ka botuar dhe një libër të veçantë për përvojën e shkollës së mesme bujqësore të Delvinës. Ka drejtuar studimin për profilizimin e shkollës së mesme të përgjithme në degët shoqërore e matematiko-natyrore. Shumica e studimeve janë botuar në “Revistën pedagogjike”,  në gazetën “Mësuesi” e në botime të veçanta përmbledhëse  për shkollat.
Ka përgatitur e mbajtur në seminare kombëtare e konferenca shkencore mbi 30 tema pedagogjiko-shkencore për probblemet e shkollave.
Për punë shembullore si mësues, drejtues shkolle, gazetar e studues është dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës, Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit III, Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit II, si dhe me titullin e lartë “Mësues i Merituar”
         
3. Si shkrimtar
 
Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, në vitin 2003, është nderuar me “Çmimin e Karierës” për kontribut në letërsinë për fëmijë dhe në drejtimin e Shoqatës Mbarëkonbëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Ka disa ?ertifikata Mir?njohjeje dhe ?sht? zgjedhur Kryetar Nderi i Shoqat?s s? Shkrimtar?ve p?r F?mij? e t? Rinj.
Ka botuar 18 libra artistikë për fëmijë  e të rinj, nga t? cilat 10 jan? nderuar me çmime ne konkurset komb?tare t? let?rsis? p?r f?mij? e t? rinj. Sht?pia Botuese “Toena” ka n? proces botimi kolan?n me tet? libra me rr?fenja p?r f?mij? e t? rinj, tre nga t? cil?t jan? botuar.
Sapo ka dal? n? qarkullim libri “Mikeshat e p?llumbit”, botuar nga Sht?pia Botuese “Toena” me 101 rr?fenja t? zgjedhura, nga mbi 260 rr?fenja t? botuara deri tani n? libra e organe shtypi. Jo m? kot ?sht? vler?suar nga koleg? e studjues si “babai i rr?fenjave”, “mjeshtri i rr?fenjave”, apo “pasardh?s i Kutelit”.
Janë ribotuar t? gjitha librat e para viteve 90, nd?rsa m? shum? se gjysma e librave pas 90-t?s  jan? ribotuar disa her?.  Ka shkruar  dy pjesë për teatrot e kukullave, të cilat janë shfaqur në Sarandë. Janë botuar mbi 100 tregime e përralla në gazeta e revista për fëmijë
Janë përgatitur për radion e televizionin dhjetëra skenarë, teletregime e telenovela për fëmijë, që janë transmetuar disa herë. Ka përgatitur tre skenarë për filma dokumentarë, një për shkollat e mesme të vendit, dy të tjerët për vizitë të ansambleve artistike shqiptare në Kosovë e në Turqi.
Me që shkrimtari dhe shoku e miku ynë i rrallë Bardhyl Xhama m? 13 qershor ka  85-vjetorin e lindjes, këto shënime të shkurtëra po i mbyll me  urimin e madh:”Edhe  njëqind, Bardhyli ynë i dashur! Rrofsh sa të t? dojë e bardha zemër, bashkë me njerëzit që i do dhe të duan aq shumë! Libra  edhe më të bukura dëshirojmë të na dhurosh  në të ardhmen”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat