Veliaj: Teatri i ri kushton rreth 30 milionë euro, për 13 vite nuk do kishim asnjë investim

Kultura

Veliaj: Teatri i ri kushton rreth 30 milionë euro, për 13 vite nuk do kishim asnjë investim

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 16:17

Në bashkëbisedimin me artistët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sqaroi edhe çështjen e financimit të ndërtimit të teatrit të ri kombëtar në kryeqytet.Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se është zgjedhur formula më e mirë qoftë për artistët, qoftë për qytetin e Tiranës që do të marrin një dhuratë fantastike me teatrin e ri.

 

Ai tha se sipas vlerësimeve, teatri i ri do të kushtojë rreth 30 milionë euro, një kosto tepër e lartë.“Pas vlerësimeve tona kush ka qenë jashtë dhe ka pyetur sa janë kostot e teatrove të rinj dhe atyre që ndërtohen e di që pak a shumë shkon 4-5 fishi i një pallati se nuk është pllaka manjelike dhe tuba hidraulikë. Pra kostot dhe me çmimet e Shqipërisë për teatrin nëse do ti bënim një ekuivalentim për rreth 9500 m2 do të ishin 30 milionë euro duke pasur parasysh një investim prej 3000 eurosh/m2 që të ketë gjithë parametrat e një teatri modern. Pyetja është sa janë, janë shumë apo pak? Unë e di që 99 % e njerëzve pas 3 shifrave nuk i kuptojnë më sa janë vlerat.

Nga viti 2005-2013, pra në dy mandate të qeverisë së kaluar janë harxhuar 1.8 miliardë lekë për kulturën në total. Nga qeveria e re në 5 vite 1.5 miliardë lekë. Pra në total 13 vite investim për çdo gjë në kulturë kanë këto lloj kosto.

Është një mënyrë për të ilustruar se nëse ne do të pranonim që ta bënim këtë gjë vetë atëherë në 13 vite ne nuk do të kishim asnjë investim, asnjë performancë, as një financim apo sponsorizim të artit dhe të kulturës në republikën tonë nëse të gjitha do të shkonin për këtë projekt dhe do të duhej që për 13 vjet t’i fusnim në frigorifer të gjitha idetë dhe të gjitha planet që kemi për të bërë këtë.

Ua jap vetëm për efekt llogaritje se për çfarë shumash po flasim edhe në fakt sa kushton arti dhe kultura ose buxhetet normale në Shqipëri”, deklaroi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat