Festivali i komedisë, gjashtë ditë në Mitrovicë

Kultura

Festivali i komedisë, gjashtë ditë në Mitrovicë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 07:56
Festivalin e hap Teatri “Migjeni” nga Shkodra, me pjesën teatrale “Amaneti”, jashtë konkurrence.

Të hënën në Mitrovicë fillon festivali tradicional i komedisë shqiptare.

Festivalin e hap Teatri “Migjeni” nga Shkodra, me pjesën teatrale “Amaneti”, jashtë konkurrence.

Agjenda:

Të martën, më 19.06.2018, Tetari i Qytetit të Skenderajt shfaq komedinë “Keqkuptimet dhe realiteti”.

Të mërkurën, më 20.06.2018,  Teatri “Osman Gashi” nga Klina, shfaq komedinë “Familja e Snapit”.

Të enjten, më 21.06.2018 Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës shfaq komedinë “Çifti i lumtur”.

Të premten, më 22.06.2018, Teatri i Qytetit në Prizren, shfaq komedinë “Iku Autobusi” dhe të shtunën, më 23.06.2018, Teatri “Migjeni” nga Shkodra shfaq komedinë “Lufta dhe Paqja...Pa Pilaf”.

Të gjitha komeditë shfaqen në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, duke filluar në ora 19:00.

Në skenë do të ngjiten edhe emrat e njohur të komedisë shqiptare Gëzim Kruja, Zef Deda, Bruno Shllaku etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat