Përmbyllet ekspozita rinore artistike "Speak Up Kosovo"

Kultura

Përmbyllet ekspozita rinore artistike "Speak Up Kosovo"

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 08:10
Kjo ngjarje u organizua me iniciativë të Emma Sanders

Speak Up Kosovo është një ngjarje edukative, artistike në mbështetje të të rinjve të Kosovës dhe artistëve të rinj të Kosovës. Në të u prezantuan vepra multimediale nga profesionistë artistik, shfaqje të të rinjve dhe vepra artistike rinore.

Qëllimi i ‘Speak Up Kosovo’ është të ofrojë një mundësi për të rinjtë për të shprehur zërat e tyre mbi temat që kanë rëndësi për ta, për t'u përfshirë në komunitetin e tyre dhe për të parë vlerën e veprave të  tyre artistike.

E vecanta e ‘Speak Up Kosovo’ është se të rinjëve nga të gjitha demografitë u ofron të njejtën mundësi për të shprehur veten dhe çfarë ka rëndësi për ta, para një audience që me të vërtetë dëgjon. Programi i bashkangjitur përshkruan në detaje të gjitha veprat që do të shfaqen.

Kjo ngjarje u organizua me iniciativë  të Emma Sanders, Mësuese e Dizajnit Grafik në Shkollën Amerikane të Kosovës (ASK), me mbështetjen e Shkollës Amerikane të Kosovës dhe Green and Protein dhe pjesëmarrëse jane organizata dhe projkete të ndryshme nga e mbarë Kosova. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat