Krojet e mia

Kultura

Krojet e mia

Nga: Dr. Ruzhdi Kadrija Më: 20 qershor 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Në vetëmi shpesh ndalem e mendoj

bukuritë e vendlindjes sime,

me mallë e me dashuri kujtoj

gurra, kroje e t’jera burime.

 

Nën hijen e frashërit afër shtëpie,

kroj i lagjës buron pa pushim.

I mirmbajtur me shumë shije,

park i vogël, për ne vandtakim.

 

Atje fëmijët i bashkon loja

të ladrojnë e të gjëjnë freskim,

me plot pemë, çfarë u do goja

natyrë e bukur e vendit tim.

 

Te gurra e vjetër e pa shoqe

në rrjedhën e saj porsi flori,

shuamë etje e lamë faqe

në ditët e verës me ngrohtësi.

 

Lartë zabeli poshtë saj lëndinë,

për kopshtie uji akull bereqet,

dallëndyshet krahëhapur vinë

 të ndërtojnë aty folenë e vet.

 

Vrella e prronit n’mriz t’lajthisë

me currjelën e saj pikë – pikë,

m’kujton bukën e çobanisë,

ku djath e vezë ndanim me thikë.

 

Vërës në lumë kur na lodhte loja

për tek vrella turreshim me vrap,

nga etja kur na thahej goja

pinim uji të shtrirë në bark.

 

Edhe unë si e gjithë bota

them përditë me gojën time,

bukuritë janë të kota

kur jam larg vendlindjes sime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat