Arkitektja nga Kosova Patrisa Pruthi prezanton Kosovën në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York

Kultura

Arkitektja nga Kosova Patrisa Pruthi prezanton Kosovën në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York

D. Bunjaku Nga D. Bunjaku Më 20 qershor 2018 Në ora: 21:49
Patrisa Pruthi - Arkitektja nga Kosova

Në Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 Janar 2019 do të shfaqet ekspozita: Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948 – 1980).

Arkitektja nga Kosova Patrisa( Blerim) Pruthi, studente e dalluar e The Cooper Union School of Architecture, Universitetit më prestigjioz të Arkitekturës në New York, do të prezantojë më 10 korrik punimin e saj për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Muzeun e Artit Modern në Neë York.

Pjesëmarrja e Arkitektes Patrisa Pruthi, do të thotë shumë për shtetin e Kosovës, meqenëse për herë të parë një monument i Kosovës prezantohet në një muze prestigjoz si MoMA.

Modeli i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës i përzgjedhur në mesin e shumë monumenteve të tjera nga Ish-Jugosllavia, puna e saj njëvjeçarë do të gjejë vend në MoMA nga 10 korriku 2018 deri më 13 janar 2019.

Në një prononcim për “ Bota sot” arkitektja Pruthi ka thënë  se ndihet mjaft e privilegjuar dhe shumë krenare që do të marr pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm siç është MoMa.

“ Jam e lumtur që kurorëzimi i sukseseve të mia, vlerësohet dhe besohet nga një Muze kaq prestigjioz, dhe njëherësh kaq e lumtur që unë përfaqësojë Kosovën vendin tim të lindjes”, është shprehur arkitektja Pruthi.

Image

Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980 prezanton për herë të parë punën e jashtëzakonshme të arkitektëve kryesorë të Jugosllavisë socialiste në një audiencë ndërkombëtare, duke theksuar një trup të rëndësishëm arkitektural modernist, kontributet e të menduarit progresiv që rezonojnë edhe sot. Ekspozita eksploron temat e urbanizimit në shkallë të gjerë, teknologjisë në jetën e përditshme, konsumizmit, monumenteve dhe memorializimit, si dhe arritjen globale të Arkitekturës Jugosllave. Ekspozita përfshin më shumë se 400 vizatime, modele, fotografi dhe video nga një koleksion arkivash komunalë, koleksionesh familjare dhe muzeve në të gjithë rajonin, si dhe përmban punën e arkitektëve të rëndësishëm, duke përfshirë Bogdan Bogdanoviq, Juraj Neidhardt, Svetlana Kana Radevic, Edvard Ravnikar, Vjenceslav Richter dhe Milica Šteri?. Nga brendësia skulpturore e Xhamisë së Bardhë në Bosnjën rurale, deri tek rindërtimi i qytetit të Shkupit në bazë të dizajnit Metabolist të Kenzo Tange, si dhe stili unik i ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic, ekspozita shqyrton vargun unik të formave dhe mënyrave të prodhimit në arkitekturën Jugosllave dhe karakterin e saj të veçantë, por shumëdimensional.

Ekspozita është organizuar nga Martino Stierli – Krye-kuratori i Arkitekturës dhe Dizajnit, Philip Johnson, në Muzeun e Artit Modern dhe Vladimir Kulic, kurator i ftuar, Anna Kats, asistente kuratore, Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit, Muzeu i Artit Modern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat