“Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”, përurohet instalacioni në lulishten pranë Presidencës

Kultura

“Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”, përurohet instalacioni në lulishten pranë Presidencës

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:56
Ilustrim

Çufoja dhe Bubi Kaçurrel, si dy personazhe shumë të dashur për fëmijët shqiptarë, vijnë të përjetësuar në një instalacion artistik të vendosur në lulishten para Presidencës. Kjo vepër artistike është ideuar nga Eljan Tanini, si dhuratë për fëmijët e kryeqytetit. 

Dy personazhet që kanë shoqëruar fëmijërinë e shumë shqiptarëve, Çufoja dhe Bubi Kaçurrel, vijnë të përjetësuar përmes një instalacioni në 40 vjetorin e botimit të romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Gaqo Bushaka. 

Kjo vepër artistike është vendosur në lulishten para Presidencës si një mënyrë për të nxitur fëmijët të frekuentojnë këndin e lojërave aty pranë. 

Në përurimin e saj, ideatori Eljan Tanini, ka thënë se shpreson që Çufoja dhe Bubi Kaçurrel të shërbejnë si një orgur i mirë për të afruar më shumë fëmijët me librin. 

Sipas nënkryetarit të Tiranës, Andi Seferi, kjo vepër i dedikohet përrallës shqiptare që ka frymëzuar breza të tërë. 

Çufoja dhe Bubi Kaçurrel është shkruar për herë të parë në vitin 1978, prandaj ky inaugurim sillet në 40 vjetorin e krijimit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat